Bare: Bllokimin e karvanit të ndihmave e organizoi PD

Publikuar tek: politike, më 13:18 09-02-2015 Bare: Bllokimin e karvanit të ndihmave e organizoi PD Besnik Bare

Kryetari i PS-së për Tiranën, Besnik Bare deklaroi sot se karvanin e ndihmave për banorët e përmbytur e bllokuan aktivistët e Partisë Demokratike.

 “Dje një akt i shëmtuar ka ndodhur në Fier, teksa aktivistë të Partisë Demokratike të zbritur nga Tirana, i kanë zënë rrugën dy karvanëve me ndihma për banorët e zonave të përmbytura. Aktivistët në fjalë, hipur mbi makina të shtrenjta dhe pa asnjë lidhje me zonën e përmbytur të Fierit, kanë inskenuar një bllokim të turpshëm për të realizuar me celularët tyre filmime që nxisin përçarje dhe urrejtje”, deklaroi Bare, duke shtuar se është koha për mbështetje reale në oborrin e shtëpisë jo për abuzim politik nga oborri i SHQUP-it.

Sipas Bares, kreu I PD-së Lulzim Basha dhe PD duhet të dalin nga ‘’balta e përmbytjes ku i la Saliu”.

 “I bëj thirrje personalisht Lulëzim Bashës që të mos na e kujtojë orë e çast dhe për çdo gjë famëkeqin Sali Berisha. Mjaft me politikën përçarëse të urrejtjes së Saliut për të tjerët; mjaft me taktikat e diskredituara të Saliut ku populli përdoret si mish për top; mjaft me gjuhën e vjetër të atij që hedh gurin e fsheh dorën. Është rasti që Partia Demokratike të dalë nga balta e përmbytjes ku e la Saliu dhe të bëhet krah i njerëzve të përmbytur me aq sa mundet dhe si mundet.”, ka thënë Bare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhiti në komision, Blushi: Kisha s’ka pse ndërhyn
PD prezanton amendamentet për dekriminalizimin, Bylykbashi: Ndërhyrje në Kushtetutë »
Article Logic
Execution time: 0.0041618347167969
array(1) { ["section"]=> string(74) "bare-bllokimin-e-karvanit-te-ndihmave-e-organizuan-aktivistet-e-pd-se-2820" }