Basha ''100 të zezat'' për Shullazin: ‘’Bandit me nam,kërcënues…gjobëvënës’’. Por arrestimin e quan ‘’pikë kthese’’

Publikuar tek: politike, më 12:06 19-04-2016 Basha ''100 të zezat'' për Shullazin: ‘’Bandit me nam,kërcënues…gjobëvënës’’. Por arrestimin e quan ‘’pikë kthese’’

Lulzim Basha ka komentuar sot Emiljano Shullazin dhe arrestimin e tij. Ai thotë 100 të zezat për Emiljano Shullazin, por arrestimin e tij e quan ‘’pikë kthese’’.

“Bandit me nam, lob kryesor i drogës, kërcënues…gjobëvënës’’, tha Basha pas takimit me Fleckenstein dhe Vlahutin.

“Shitblerja e votës dhe influencë e krimit. Kjo ka marrë kohën më të madhe të diskutimit me ta. Ashtu sikundër në Ëashington, edhe me Z.Kukan të Parlamentit Europian, çështja e zgjedhjeeve të lira dhe të ndershme është kthyer në çështje urgjente. Që do mbështesin përpjekjet e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Siç është rasti i këtij banditi me nam. Lobi kryesor i drogës në Shqipëri, kërcënuesit të biznesit të qytetarëve, gjobvënësit që e ka ushtruar këtë aktivitet pikërisht nga mbështetja e Sajmir Tahirit. Në këtë kuadër arrestimi i tij mund të jetë një pikë kthese. Shpresoj që kjo të jetë një pikë e fuqishme e kthimit në këtë kuptim. Prerja e lidhjeve politike, që shkojnë drejtpërdrejtë te Sajmir Tahirit dhe shefit të tij. Çështja të shërbejë si një hap i parë i reformës në drejtësi.

Kriminel me damkë, për shkak të lidhjeve politike siç janë Sajmir Tahiri dhe shefi i tij.’’, theksoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënimi ndaj akademikëve, flet Nikolla: Ngjarje e shëmtuar, e papranueshme... por çështja u zgjidh
“Pronat e tjera të perandorisë qeveritare të krimit Shullazi”, sms te Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.0094599723815918
array(1) { ["section"]=> string(107) "basha-100-te-zezat-per-shullazin-bandit-me-nam-kercenues-gjobevenes-por-arrestimin-e-quan-pike-kthese-38068" }