Basha: 3 punonjësit e Bashkisë u vranë barbarisht me bukë në gojë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:22 11-10-2018 Basha: 3 punonjësit e Bashkisë u vranë barbarisht me bukë në gojë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e 3 punonjësve të Bashkisë dhe plagosjen e një tjetri, nga Kujtim Koxha pasditen e sotme në Mat.

Me anë të një postimi në Facebook Basha shprehet se tre punonjësisht e bashkisë janë vrarë barbarisht me bukë në gojë, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjet e tyre.

Reagimi i plotë i Bashës në Facebook:

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli. 
Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen
Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e 3-fishtë në Mat, irritohet deputetja: As hasmi nuk preket në bukë, jo më ti merret jeta
Vrasja e punonjësve të Bashkisë, reagon Berisha: Autori të dënohet rreptësisht »
Article Logic
Execution time: 0.020804882049561
array(1) { ["section"]=> string(71) "basha-3-punonjesit-e-bashkise-u-vrane-barbarisht-me-buke-ne-goje-137473" }