Basha: A do i paguaj gjobën? Do t’i çoj një kastravec 136 milimetër të gjatë!

Publikuar tek: politike, më 13:03 09-12-2015 Basha: A do i paguaj gjobën? Do t’i çoj një kastravec 136 milimetër të gjatë!

Lulzim Basha e ka dhënë përgjigjen e tij sot, i pyetur në lidhje me gjobën që i ka vendosur Erion Veliaj. A do ta paguajë? ‘’Do t’i çoj një kastravec 136 milimetër të gjatë!’’, tha Basha.

Duket se sulmet po ashpërsohen, derisa Basha ktheu këtë përgjigje sot në deklaratë të drejtëpërdrejtë pas protestës së djeshme.

Në lidhje me dhunën ai tha se PD-ja është e distancuar dhe as një polici nuk iu prek një fije floku:

“PD do të jetë gjithmonë e distancuar nga aktet e dhunës. Është falë PD që dje ajo zemrëatë u përmbajt që mund të merrte jo 1 po 10 ministri.

Edhe për gurët ndërhynë strukturat tona që i falenderoj. Nuk u prek një fije floku, as një kapele e punonjësit të policisë.

E mbani mend këtë që pëllsite për dhunë dhe pasi i shtrinte në tokë policët, i godiste.

Sa i përket bunkerit, është i paligjshëm dhe iligjitim, në kundërshtim me ligjin, planin urban të Tiranës, dhe jo shakllabanit që mendon se e ka telajo të tij. Është provokacion ndaj ish-të përndjekurve dhe gjithë shqiptarëve.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bunkeri, një vepër e kompletuar e “artit urban”, Rama kundër restaurimit
Intervista "blic" e Ramës, ja çfarë thotë për prindërit, pikturën, Serbinë, Shqipërinë e Madhe... »
Article Logic
Execution time: 0.023041009902954
array(1) { ["section"]=> string(80) "basha-a-do-i-paguaj-gjoben-do-t-i-coj-nje-kastravec-136-milimeter-te-gjate-27333" }