Basha: Aksioni i Ramës kundër tregtarëve të duhanit, për të mbrojtur kontrabandistët

Publikuar tek: politike, më 20:04 29-07-2015 Basha: Aksioni i Ramës kundër tregtarëve të duhanit, për të mbrojtur kontrabandistët

Kreu i Opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për aksionin e ushtruar nga Policia e Shkodrës ndaj shitësve ambulantë të duhanit gjatë ditës së sotme. Basha është shprehur se Rama dërgoi taksidarët e tij kundër fshatarëve që shesin sa për të mbajtur frymën gjallë.

Sipas kreut të PD-së, Rama nuk kërkon të mbush arkat e shtetit me këtë aksion, por po mbron interesat e kilentëve të tij kontrabandistë.

“Pasi i mashtroi fermerët se do tu rrisnin cmimin e duhanit, Edi Rama i ndërseu sot taksidarët e tij të krimbur në rryshfete, ndaj fshtarëve që shisnin aq sa për të mbajtur frymën gjallë. Zuzarët e Ramës iu versulën fshatarëve të drobitur jo për të mbushur arkën e shtetit por për të mbrojtur interesat e klienteve të tyre kontrabandistë. Sepse me urdhër e dijeni të Edi Ramës po këta taksidarë mbyllin sytë para kontrabandës së cigareve që ju ka kushtuar shqiptarëve plot 50 milion dollarë të ardhura nga akciza e cigareve që i mungojnë buxhetit të shtetit vetëm në periudhën janar - qershor. Vidh buxhetin, bjeru njerëzve. Ky është regjimi kriminal e i korruptuar i Edi Ramës e Ilir Metës”, shkruan Basha në facebook.

Më herët gjatë ditës për këtë ngjarje ka reaguar dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Lexo edhe: 

Topalli: Policia e tërbuar u sul mbi fshatarët që fitojnë bukën e gojës me duhanin

Shefi i komisariatit të Shkodrës dhunon dhe pengon gazetarët të kryejnë detyrën e tyre (Video)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Julian Deda nuk i beson Ramës: Po tall fundshpinën me Shkodrën
Shpërthen Berisha: Rama i ka kthyer rezidencat në personale, i përdor për orgjitë qeveritare »
Article Logic
Execution time: 0.0044069290161133
array(1) { ["section"]=> string(88) "basha-aksioni-i-rames-kunder-tregtareve-te-duhanit-per-te-mbrojtur-kontrabandistet-17263" }