Basha: Bandat kërcënojnë qytetarët, pakt me dyshen Rama-Meta

Publikuar tek: politike, më 12:32 19-06-2015 Basha: Bandat kërcënojnë qytetarët, pakt me dyshen Rama-Meta

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar incidentet elektorale që po ndodhin sipas tij në të gjithë vendin. Në një deklaratë për mediat Basha tha se  incidentet elektorale ndaj kandidatëve dhe simpantizantëve të Partisë Demokratike janë pa autor pasi Policia e Shtetit është bërë palë me bandat. Basha tha se këto problematika janë vënë në dukje edhe nga Komiteti i Helsinkit. "Edhe ju mund të kërkoni në google. Banda e Xhabahtëve e Vorës është e njohur sikur është ajo e Lushnjes. Në Lushnje kanë vendos mos të votojnë Tushen e Hakmarrjes, por Dar Xhindolën. Këto i ka në dorë policia t’i verifikojë. Kanë pakt me dyshen Rama-Meta të mos preken këto banda. Banda Çela e Elbasanit, Banda e vëllezërve Spahiu në Bulqizë,Bandat në Durrës, Lushnje, Fier, Kavajë, nuk do t’ia dalin dot. Bandat janë pakica, shqiptarët janë shumica", theksoi Basha.

Ai vijoi më tej duke thënë se, “Deklarata e Helsinkit  ngre lart shqetësimin e bërë prezent nga Partia Demokratike duke nisur nga përdorimi i administarëts publike, udhërimi për marrjen në patronazh të kutive të votimet, siç e dëgjuam më zë në Shkodër, ku ishte Rama dhe Meta dhe nuk u distancuan. Përdorimi i administratës publike është evident më bugje arsim, shëndetësi, përt të paraqitur lista me votues. Aktivitete në administratën publike për dhënien e cerifikatave të pronësië. Një tjetër shqetësim është përfshirtja masive, policisë së shtetit në krah të kandidatëve dhe mosrespektimit të ligjit, kur kandidatët e opozitës janë intimiduar dhe kërcënuar nga bandat. Në fakt gjatë kohës që Rama -Meta mbanin konferencën e tyre banda e “xhabaftëve” në Vorë me 20-25 banditë me armë, janë vendosur aty prej 72 orësh dhe i kanë kërkuar kandidatit të PD-së dhe shtabit elektoral që të largohen brenda 1 ore dhe qeveria nuk ndërhyn”, tha Basha i cili ka dencuar raste të tilla në të gjithë vendin.

Pavarësisht kësaj Basha i ka ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime dhe të votojnë kandidatët e PD-së.

“Pavarësisht prej bandave dhe shantazheve, pavarësisht kapjes për të nështruar mediat me censurë pavarësisht përpjekëve për të deformuar vullnetin e zgjedhjeve, pavarësisht prej ndarjes së hartës ashtu siç e donin , pavarësisht derdhjes së milionave, Rama-Meta nuk janë të sigurtë në ftoren e asnjë bashkie pasi janën një pakicë që tkurren.Refuzonime votë kandidiatët e korruptuar”, bëri apel Basha

Në fund të deklaratës Basha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se si do veprohet në zonat ku PD është pa kandidat.

“Në Kurbin oligarkia nuk do të ketë garë, do vetëm kandidatin e Frontit Popullor. Të bëhen gati për një sezon tjetër për Kurbinin Në Këlcyrë është fare e qartë të votojnë kandidatin tonë Bujar Fezga, përballë Ndonit që është nga ata njerëz që ndërkombëtarët e quajnë trafikantin Ndoni Për zhvillimet në Finiq sapo jam informuar do marr vesh motivet. A ka skenar tërheqje të OD? PD e konsideron 21 qershorin momentin e duhur për ti thënë jo oligarkisë, shantazhit, blerjes së votës. Masivisht në votime. Ne jemi shumica. Populli është shumica, oligarkia është pakica, vetëm po e lamë ne” , tha ai.

Ai ka mohuar të përgjigjet në lidhje me pretendimin e tij se Rama kërcënon kandidatët duke iu thënë “tërhiquni nga gara se do të keni të njëjtin fund si armiqtë në filmat e Kinostudios”.

“Edi Rama 4 herë në ditë duke kërcënuar kandidatët e opozitës. Që del aty dhe do t’u hedhe hi syve. Prandaj ishin zbehur sot se u ka rënë pulsi se e kanë marrë kërcënimin e parë. Nuk do riciklohen këta më. Të heqin dorë nga manipulimi i zgjedhjeve dhe ndaj çdo presioni”, tha Basha.

I pyetur nëse do të pranojë rezultatin Basha ka dhënë një përgjigjie jo të qartë duke thënë se “Unë kam besimin se populli do t’i thotë jo oligarkisë” duke shtuar më tej se " Nuk ka asgjë që të na detyrojë të lëmë fushën e betejës. Se çfarë përmasash dhe dinamikash merr nuk është në dorën tonë. Demokracia nuk do të dorëzohet me asnjë çmim. Gjykatat ka kuptim kur funksionojn në demokraci. Vullneti i votuesve të Durrësit dhe Kavajës është vlera me e lartë e demokracisë."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kush është stafi që punoi me fushatën e Veliajt, e bën publike Ajola Xoxa
Braçe: Tiranës nuk i duhen “çuna tavoline e shoqnie”. Ja pse ju them votoni Erjonin »
Article Logic
Execution time: 0.01227593421936
array(1) { ["section"]=> string(64) "basha-bandat-kercenojne-qytetaret-pakt-me-dyshen-rama-meta-14007" }