Basha: Banditë me maska kanë rrëmbyer ish-depudetin e PD-së, Çim Babasin

Publikuar tek: politike, më 12:46 28-03-2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi sot gjatë një deklarate për media, dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës te Parku i Liqenit, ndaj përfaqësuesve të PD-së. Basha tha se dhuna arbitrare, betonizimi i parkut pa leje mjedisore dhe pa leje ndërtimi, tregon se shteti ligjor ka rënë.

“Kemi të bëjmë me një tirani që e shikon veten mbi kushtetutën dhe ligjin, për të plotësuar babëzitë e tij, për betonizimin e Parkut të Liqenit. Ky guxon të futet në Parkun e Liqenit pa leje mjedisore, ta betonizojë, ta rrethojë.

Bëhet fjalë për rënien e shtetit ligjor, mes dajakut arbitrar, torturës, vrasjes shtetërore. Pse po ndërtohet pa leje mjedisore, pse po ndërtohet pa leje ndërtimi?".

Basha i bëri sërish thirrje Prokurorisë të hetojë ndsa njoftoi se, sipas tij, policë me maska kanë rrëmbyer nga lokali kryetarin e Partisë Demokratike të Njësisë 5, Çim Babasi.

"Nuk ka përgjigje por ka dhunë. Dhuna nuk e ndalon një popull që ngrihet për këto vlera. Dhuna ndaj opozitës është shenja që ky pushtet është në grahmat e fundit. I bëj thirrje Prokurorisë të mos heshtë. Ka një muaj që janë bërë kallëzimet. I bëj thirrje pronarëve të mediave që mos të ulin kokën nga presioni dhe as nga llokumet e psuhtetit.

Pak momente më parë policë me maska kanë rrëmbyer Çim Babasin mes një lokali në mes të Tiranës. Unë do nisem menjëherë në pranë komisariatit.”

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka shpërndarë momentin e arrestimit të Shkëlqim Babasit.

v5v5v5v5vb5b5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Endri Fuga sulmon Lulzim Bashën dhe flet për ‘’Websitin me emër të vjedhur’’. Për kë ta ketë?!
Duka: Tradhëtova? Do ishte tradhëti po të kaloja te PS! Shpjegon pse u largua nga Partia Republikane »
Article Logic
Execution time: 0.050593137741089
array(1) { ["section"]=> string(76) "basha-bandite-me-maska-kane-rrembyer-ish-depudetin-e-pd-se-cim-babasin-36208" }