Basha befason me deklaratën për Policinë e Shtetit: Nuk e fajësojmë në asnjë rast

Publikuar tek: politike, më 15:18 06-02-2016 Basha befason me deklaratën për Policinë e Shtetit: Nuk e fajësojmë në asnjë rast

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, shpesh nga foltorja e Kuvendit apo në deklarata për shtyp i ka vënë në dukje opozitës se asnjëherë nuk “ka thënë një fjalë të mirë për Policinë e shtetit”.

Mesa duket erdhi momenti. Kreu i demokratëve Lulzim Basha thotë se PD në asnjë rast nuk akuzon policinë  por ajo çfarë kërkon është ndalja e burimit kryesor të ekzekutimeve.

“ Thirrja në ndihme e ngjarjeve në Gjermani për të justifikuar krimet e tmerrshme në Shqipëri, është perversitet i skajshëm. Krimi në vendin tonë është unik, i pakrahasueshëm, sepse kryeministri e ministri i Brendshëm janë kërthizëlidhur me bandat, me Shullazet me Habilajt me Hakmarrjen për Drejtësi. Partia Demokratike për asnjë rast nuk fajëson policinë, burrat dhe gratëme integritet që gjenden në detyrë, dhe as nuk pretendojmë në një shoqëri idilike pa konflikte e tension. Ajo çfarë duam është të ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvënies, grabitjeve dhe i pasigurisë, që është lidhja e krimit me qeverinë. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend se kur kryeministri dhe ministri i brendshëm bashkëqeverisin me banda kriminale”, përmbyll deklaratën për media Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: “Standard&Poor” rrit vlerësimin në B+, tregues i reformave të suksesshme
Kërcënohet me jetë deputeti në garë për kreun e PS: Më telefonoi vëllai i Arben Ndokës, në dijeni Rama e Balla »
Article Logic
Execution time: 0.023146152496338
array(1) { ["section"]=> string(86) "basha-befason-me-deklaraten-per-policine-e-shtetit-nuk-e-fajesojme-ne-asnje-rast-31910" }