Basha bën një hap mbrapa: nuk çon Arta Markun në kushtetuese!

Publikuar tek: barometri, më 08:20 20-12-2017 Basha bën një hap mbrapa: nuk çon Arta Markun në kushtetuese!

Tërhiqet kreu i PD Lulzim Basha për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, pas votimit në Kuvend të cilin ai e cilësoi si antikushtetues.

Ditën e djeshme, burime nga zyra e shtypit në PD thanë se po bëhej gati një draft për të çuar zgjedhjen e Arta Markut në Gjykatën Kushtetuese por duket se sot në selinë blu kanë ndryshuar mendje.

Këtë të paktën la të kuptohej lideri i PD Lulzim Basha, ndërsa iu përgjigj pyetjes së gazetarëve.

Basha tha se e vetmja  zgjidhje është përballja politike.

“Dua t’i sqaroj qytetarëve se Gjykata Kushtetuese nuk është zjarrfikëse  a paqëruajtëse, është një institucion juridik. Kushtetuta është e qartë si drita e diellit, vetë Gjykataq Kushtetuese është nën presion, e vetmja zgjidhje është një përballje politike që nisi dje e do vazhdojë deri në fitoren e plotë të kushtetueshmërisë” -është shprehur Basha.

Basha  theksoi se  zgjedhja e Kryeprokurores Arta Marta ishte antikushtetuese dhe se Kryeprokurori tani është Edi Rama. Sipas drejtuesit të PD, Rama vendosi si deshi vetë.

Basha është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratën e fortë bërë dje nga Ambasada Amerikane por ka preferuar mos e komentojë.

“Nuk dua ta komentoj. Ne jemi në kontakt me të gjithë faktorët ndërkombëtarë”, shtoi kryedemokrati duke iu përgjigjur kështu edhe pyetjes nëse është PD në kontakt me Ambasadën e SHBA apo BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03262186050415
array(1) { ["section"]=> string(66) "basha-ben-nje-hap-mbrapa-nuk-con-arta-markun-ne-kushtetuese-103718" }