Basha-Danielsson: Krimi i organizuar, sfida më e madhe për integrimin

Publikuar tek: politike, më 17:11 30-01-2015 Basha-Danielsson: Krimi i organizuar, sfida më e madhe për integrimin

Kryetari i Partisë Demokratike  ka pritur sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson, të cilit i ka shprehur shqetësimet për rritjen e kriminalitetit në vend dhe depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të qeverisjes.

Sipas Bashës, Shqipëria është kthyer në një terren të favorshëm për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke përmendur rastet e fundit të instalimit të impiantit të kokainës, apo përfshirjen e efektivit të FA në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Kreu i PD-së, ka vlerësuar se dekriminalizimi është një proces jetik për vendin, e për të ardhmen europiane, pasi cdo ditë po konstatohen raste të emërimit të personave me precedentë të rëndë penalë deri në postet me të larta të qeverisjes.

“Korsia që po ndjek mazhoranca, pa konsensus, pa ekspertizën e partnerëve ndërkombëtarë, pa përfshirjen e aktorëve të drejtësisë, është e rrezikshme, dhe e kundërta e modelit europian për të cilin ka nevojë vendi”, ka deklaruar Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Lu takohet me Berishën dhe Moisiun
Dule për zgjedhjet vendore: Do bëjmë përzgjedhjen tonë »
Article Logic
Execution time: 0.020910024642944
array(1) { ["section"]=> string(72) "basha-danielsson-krimi-i-organizuar-sfida-me-e-madhe-per-integrimin-1949" }