Basha del urgjent në konferencë: Arrestoni Ardi Veliun dhe drejtorin e Policisë së Fierit

Publikuar tek: barometri, më 08:13 16-10-2018 Basha del urgjent në konferencë: Arrestoni Ardi Veliun dhe drejtorin e Policisë së Fierit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzimn Basha, menjëherë pas takimit të Ramës me Policinë e Shtetit, doli në një konferencë për mediat.

 

Basha u shpreh se ka manipulim të hetimeve dhe Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Arta Marku po pengon hetimin e Ramës, Veliut dhe Taulant Ballës.

Basha bëri thirrje të lëshohet urdhër arresti për drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtorin e Policisë së Fierit pasi janë të përfshirë në krim.

“U bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’u rezistojnë urdhrave të prerë të Markut dhe Prelës për të shkatërruar provat. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj popullit dhe jo ndaj drejtuesve tuaj, shërbëtorë të krimit. U bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori, të nxjerrin menjëherë fletëarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, pasi provat janë ulëritëse”, deklaroi Basha.

Ndërkohë Basha u bëri thirrje edhe policëve në Policinë e Shtetit, pasi sipas tij nuk duhet t’i binden një kryeministri që i fyen dhe i kërcënon:

"Ju bëj thirrje policëve të ndershëm mos u nënshtroni para kryeministrit që fyen dhe kërcënon. Mos pranoni të trajtoheni si shërbëtor”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019335031509399
array(1) { ["section"]=> string(95) "basha-del-urgjent-ne-konference-arrestoni-ardi-veliun-dhe-drejtorin-e-policise-se-fierit-137974" }