Basha del vetë në konferencën e jashtëzakonshme, KY ËSHTË DËSHMITARI X : Ja si punova me Agron Xhafajn (FOTO- EMRI)

Publikuar tek: politike, më 14:27 17-05-2018 Basha del vetë në konferencën e jashtëzakonshme, KY ËSHTË DËSHMITARI X : Ja si punova me Agron Xhafajn (FOTO- EMRI) Albert Veliu, deshmitari

Ky është dëshmitari X, Albert Veliu i cili shfaqet në audiopërgjimin e PD.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Lulzim Basha në konferencën e jashtëzakonshme duke publikuar rrëfimin e dëshmitarit .

“Në vitin 2000 punova në Itali me grupin e Agron Xhafajt. Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare” thotë dëshmitari në video.

FJALA E BASHËS

Kanë vënë në levizje një skenar kriminal, skenar është ky:

1-Moho përgjimin

2-Kap josh ose likujdo dëshmitarin dhe familjen e tij

3-Shkatërro provat

4-Akuzo dhe kërcëno opozitën

Ky skenar ka dy qëllime:

1-Mbrojtja e Agron Xhafajt të kapur në flagrancë duke vazhduar aktivitetin kriminale.

2-Shpëtimi i Fatmir Xhafajt nga krimi i vëllait duke mos e larguar nga posti.

Për të realizuar këtë seknar Agron Xhafaj as nuk është ndaluar as nuk është arrestuar, asnjë procedim s’ka nisur ndaj tij. Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj është përcjellë me nderime policore në Itali jo për të vuajtur dënimin në vitin 2002 por për alibinë se pse policia e Xhafajt e as prokurorët e Ramës nuk e arrestojnë dot, s’e marrin dot në pyete e se procedojnë për trafikun atkual të drogës.

Policia Xhafaj e prokuroria Rama Marku prej 72 orësh po ushtrojnë terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit, bashkë me ushtarë e trafikantë të drogës. Qëllimi është vetëm një: Kompromentimi me çdo kusht i dëshmitarit dhe dëshmive të tij tronditëse dhe shkatërrimi i provave.

Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku policia në vend të arrestojë kriminelin merr masat ta largojë me urgjencë jashtë vendit.

Policia dhe Prokuroria i janë vërsulur dëshmitarit dhe familjes së tij, i janë vërsulur me kërcënime opozitës.

Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari mafioz do ishte i pamundur nëse Xhafaj do largohej nga posti i ministrit të Brendshëm.

Shefit qeveritar të policisë e shefit politik të prokurorisë por Fatmir Xhafaj është ende ministër i brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e dinin që të hënën se përgjimi është autentik, ata u informuan nga Agron Xhafaj kush është dëshmitari X por ata bënë gjithçka për ta kapur joshur para se ai të jepte një dëshmi tronditëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0047087669372559
array(1) { ["section"]=> string(116) "basha-del-vete-ne-konferencen-e-jashtezakonshme-ky-eshte-deshmitari-x-ja-si-punova-me-agron-xhafajn-foto-emri-121112" }