Basha dhe Kosova mbledhin koordinatorët për fushatën në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 09:05 24-04-2015 Basha dhe Kosova mbledhin koordinatorët për fushatën në Tiranë Halim Kosova dhe Lulzim Basha me koordinatorët

Ka nisur punën për fushatën edhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova. Kreu i PD-së Lulzim Basha së bashku me kandidatin Kosova kanë mbledhur dje në darkë koordinatorët për fushatën e së djathtës në kryeqytet.

“Diskutim energjik me Dr. Halim Kosovën dhe koordinatorët e PD’’, shkruan Basha në profilin e tij në ‘’Facebook’’, duke shpërndarë edhe foto të takimit.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka sulmuar Kosovën në një intervistë, duke thënë se është njeri i mirë por shumë i lodhur për të drejtuar kryeqytetin dhe se do të ishte mirë për të drejtuar ndonjë azil pleqsh. Rama ka thënë se kandidati i tij është më energjik, më punëmbaruar dhe më i komunikueshëm me qytetarët.

Basha në kundërpërgjigje tha se Kosova është në kulmin e energjive.

“Realisht është një reagim i frikësuar dhe i çoroditur i Ramës, pasi nuk mund të të dalë para qytetarëve dy vite pasi i ka mashtruar, ndaj edhe ka zbritur në etiketime mediokre.  Halim Kosova është në kulmin e energjive të tij dhe frika e justifikuar për rezultatin e pritshëm e ka bërë PS-në që të nisë këtë fushatë përbaltjeje”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eduard Shalsi, menaxher i fushatës PS-LSI
Berisha: Rama nuk është duar jashtë në videon e Sokol Ballës »
Article Logic
Execution time: 0.017944097518921
array(1) { ["section"]=> string(67) "basha-dhe-kosova-mbledhin-koordinatoret-per-fushaten-ne-tirane-9577" }