Basha dhe Veliaj urojnë të parët Kadarenë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:00 28-01-2016 Basha dhe Veliaj urojnë të parët Kadarenë

Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë të parët që urojnë shkrimtarin e madh Ismail Kadare  në 80 vjetorin e tij të lindjes. Orë më vonë ka ardhur edhe urimi nga kryeministri Edi Rama.

Sakaq, Basha  thotë në urimin  e tij se dita e sotme është e shënuar jo vetëm për të dhe familjen Kadare, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë. “Me rastin e 80 vjetorit i uroj ditëlindjen shkrimtarit tonë të madh kombëtar z. Ismail Kadare. Një ditë e shënuar jo vetëm për të dhe familjen Kadare, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, shkruan Basha.

Veliaj e cilëson kadarenë si “gjeneralin e letrave shqipe”.

“Gëzuar Ditëlindjen, Gjeneral i Ushtrisë së Letrave të bukura shqipe”, shkruan kryebashkiaku nga llogaria e tij në Facebook.

Para disa ditësh, Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka dërguar një letër komitetit të Nobelit, duke i propozuar Ismail Kadarenë për çmimin “Nobel”.

veliaj.jpg

ed.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kadare sot 80 vjeç, Shkrimtari: S’e kam pasion politikën, letërsia gjykatëse e pamëshirshme
Ambasada Amerikane uron Kadarenë: Thesar kulturor i Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.018047094345093
array(1) { ["section"]=> string(47) "basha-dhe-veliaj-urojne-te-paret-kadarene-31144" }