Basha dhe Veseli në selinë blu: Kosova nuk ka çfarë jep

Publikuar tek: barometri, më 08:14 13-09-2018 Basha dhe Veseli në selinë blu: Kosova nuk ka çfarë jep

Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha, ditën e sotme organizoi një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

 

Takimi u zhvillua në selinë e PD-së, nga ku Basha dhe Veseli po japin një deklaratë për mediat.

Basha u shpreh se u zhvillua një bisedë e frytshme,e hapur dhe e drejtpërdrejtë ku si temë kryesore patën sfidat e Kosovës dhe Rajonit, dhe unitetin.

Sakaq, Basha u shpreh se mbështet plotësisht bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë e mbështes dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në funksion të normalizimit të këtyre marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe si një lehtësues për antarësimin e gjithë vendeve. Ne besojmë fuqishëm se dialogu mund të bazohet vetëm mbi realitetin e njohur”, u shpreh Basha.

Ndërkohë Veseli u shpreh se ka mbështjen e PD-së për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

“Ne do vazhdojmë këto raporte që kemi, në mënyrë që t’ia lehtësojmë njëra-tjetrës proceset integruese. Kosova nuk ka çfarë jep, Kosova është e pavarur ka territorin e vet, dhe do të agazhohet fuqishëm për mbrojtjen e shqiptarëve”, u shpreh Kryetari  Kuvendit të Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02354097366333
array(1) { ["section"]=> string(61) "basha-dhe-veseli-ne-seline-blu-kosova-nuk-ka-cfare-jep-134130" }