Basha do shpallë zyrtarisht nga Durrësi kandidatin, Rama takime në PS

Publikuar tek: politike, më 08:33 15-04-2015 Basha do shpallë zyrtarisht nga Durrësi kandidatin, Rama takime në PS Edi Rama dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha do të shpallë sot nga zyrat e PD-së në Durrës kandidatin për bashkinë e qytetit bregdetar, ndërkohë që Rama pasi ka shpallur ditë më parë kandidaturën e Vangjush Dakos për këtë qytet është duke kryer disa takime në selinë në Tiranë, për të vendosur për kandidatët e pazyrtarizuar, ndër të cilët ai për bashkinë e Tiranës. Basha do e shpallë kandidatin për Durrësin rreth orës 10:30.

Basha, sipas burimeve nga mediat, ka zgjedhur për kandidate Grida Dumën, por ende mbetet për t’u parë, nëse ka ndonjë ndryshim të minutës së fundit, edhe pas negociatave që mund të vazhdojnë me Fatmir Mediun e PR-së, i cili ka kërkuar kandidimin e Agron Dukës për Durrësin. Për Tiranën, Basha ka zgjedhur Halim Kosovën.

Rama, sipas rrjedhës që po marrin vendimet për kandidatët, ka gjasa që të zyrtarizojë Erjon Veliajn. Ende burimet nuk e konfirmojnë plotësisht këtë fakt, por ajo që dihet është se Rama po bisedon në zyrën e tij në PS me deputetët e Tiranës, Vlorës e Gjirokastrës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministrja Gjermane: Askush nuk merr azil këtu, mendojnë se do punojnë, kjo është e gabuar
Shqyrtimi i kërkesës për mandatin e deputetit Kokëdhima, Ristani: Maxhoranca e fsheh nga Kushtetuesja »
Article Logic
Execution time: 0.032641887664795
array(1) { ["section"]=> string(73) "basha-do-shpalle-zyrtarisht-nga-durresi-kandidatin-rama-takime-ne-ps-8748" }