Basha: Dy botët e Shqipërisë, e hajdutëve që s’pyesin për askënd dhe qytetarët e pamundur…Rama po e thellon hendekun

Publikuar tek: politike, më 14:37 22-02-2016 Basha: Dy botët e Shqipërisë, e hajdutëve që s’pyesin për askënd dhe qytetarët e pamundur…Rama po e thellon hendekun

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për situatën në vend ku sipas tij hendeku mes dy botëve po thellohet çdo ditë e më shumë. Situatën në të cilën ndodhent Shqipëria ai e përshkruan duke thënë se është Edi Rama që po e thellon hendekun.

“Edi Rama vazhdon të thellojë hendekun mes dy botëve që ka krijuar në vend.

Në botën e tij gëlon shkelja e ligjit, e kushtetutës, vjedhja e korrupsioni. Në këtë anë, janë strehuar hajdutët që vjedhin dhe spyesin për askënd.

Në botën tjetër, janë qytetarët e pamundur, të cilët i kap ligji dhe represioni, edhe për një tjegull që vendosin në çati, edhe për një dritare që rregullojnë.

Në botën e Edi Ramës, është Erion Veliaj që shkallmon Parkun e Liqenit pa leje, që ndërton aty kafe dhe restorant për interesa korruptive. Eshte Armando Prenga që pasi ka bërë kasaphanë me armë pa leje brenda komisariatit të policisë, sot shqyrton në parlament dekretet e Presidentit. Janë Beqët e Ahmetajt që po zhvasin çdo ditë miliarda me koncesione. Eshte Tahiri, kumbari i trafikut të drogës. Eshte Kokëdhima që sundon Jugun. Balla që kontrollon çdo emërim, licensë e tender nga Elbasani në Korcë. Një gjiriz i madh me shkelës ligji, me vjedhës, me të korruptuar.’’

Në botën e qytetarëve dhuna ndaj tyre shtohet çdo ditë. Burgu i pret të pamundurit, të cilët ndëshkohen pikërisht për varfërinë e tyre.

Kjo padrejtësi po çon cdo ditë në konflikt social. Këto dy botë nuk mund të pajtohen. E vetmja rrugë që i ka mbetur qytetarëve është të përballen me kampin e sunduesve të korruptuar. Të qëndrojnë përballë tyre. T’u rezistojnë me forcë dhunuesve, plackitësve.

Protestë, rezistencë, përballje. Kjo është rruga e qytetarëve. Ky është shpëtimi. Ndryshe vjedhja, korrupsioni, shkelja e ligjit, zhvatja e pasurive publike do të shtohen çdo ditë, do asfiksojnë vendin, do mbysin demokracinë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani-ministrit gjerman të Drejtësisë: "Reforma në Drejtësi ka nevojë për mbështjetjen dhe mendësinë gjermane"
Prenga u kthye në Komisioni e Sigurisë, reagon Topalli: Është për të uluritur, të keqen e kalit të Caligola-s »
Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762
array(1) { ["section"]=> string(120) "basha-dy-botet-e-shqiperise-e-hajduteve-qe-s-pyesin-per-askend-dhe-qytetaret-e-pamundur-rama-po-e-thellon-hendekun-33235" }