Basha: Dyshja Rama-Meta kërcënon qytetarët për votën

Publikuar tek: politike, më 17:44 20-05-2015 Basha: Dyshja Rama-Meta kërcënon qytetarët për votën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë nga Durrësi gjatë prezantimit të kandidates Grida Duma, kryeministri Rama dhe kreu i LSI, Meta, nuk kanë bërë asgjë për qytetarët, dhe “sot kërcënojnë qytetarët se nuk do të kenë bukë, drita e ujë, po nuk i votuan”.

“Cili është prioritetin nr 1 i rinisë dursake, punësimi, lufta ndaj varfërisë, vetëm këtyre gjërave nuk u pergjigjen dot Rama-Meta, përkundrazi e thelluan zullumin, e rritën çmimin e energjisë por CEZ-it i falën 600 milionë euro. Gropën e buxhetit e kanë rritur me 700 milionë dollarë ë shumë. Po çfarë bënë me këto para, sa kantiere pune hapën në Durrës, sa vende pune shtuan, asnjë. E vetmja gjë që bëjën kërcënojnë, po nuk na votuat ne, nuk do të keni ujë nuk do të keni drita”, tha kreu i PD, Basha.

Basha tha se Partia Demokratike do të ulë taksat dhe do të ngrejë pensionet si dhe ndihmën ekonomike.

“Sa vende pune hapën në Durrës, a janë ulur çmimet në Durrës, a jetohet sot më mirë se më parë në Durrës? Binomi Rama-Dako nuk ka bërë asgjë për qytetarët. Kryeministri nuk ka asnjë ofertë për ju. Nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet kurrë një bashkiak që i bën lekët rrush e kumbulla, palma apo fiq. Kur ndihma ekonomike është bërë e vetmja fije që mbahen mijëra e mijëra familje në Durrës dhe fshatra”, u shpreh Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ramën e zë shiu në Elbasan, vazhdon prezantimin e Sejdinit edhe pa çadër
Doda kërkon interpelancë me ministrin Bushati për Maqedoninë »
Article Logic
Execution time: 0.004410982131958
array(1) { ["section"]=> string(57) "basha-dyshja-rama-meta-kercenon-qytetaret-per-voten-11606" }