Basha: E kapëm me presh në dorë, Rama kopjoi propozimet tona për biznesin e vogël

Publikuar tek: politike, më 17:27 16-11-2015 Basha: E kapëm me presh në dorë, Rama kopjoi propozimet tona për biznesin e vogël

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se pas kopjimit për pullën fiskale, ka kopjuar nga opozita edhe propozimin për de-taksimin e biznesit të vogël. Basha tha se Rama e ka bërë këtë gjë pikërisht në kohën kur populli ishte gati të ngrihej në protesta.

Kreu i PD-së u shpreh se nuki vjen keq që Rama kopjon propozimet e tij, por tha se “si çdo kopjac Rama nuk arrin të marë dot konceptin.

“Brenda dy ditësh kopjoi propozimin tonë për pullën fiskale dhe tashmë de-taksimin e biznesit të vogël. 73 mijë shqiptarë janë të papunë, 200 mijë kanë aplikuar për azil ekonomik. Mijëra e mijëra janë të burgosur. Me këtë klimë biznesi është drejt falimentimit. Kjo krizë është produkt i Edi Ramës.

Në këtë kuadër nuk mund të them se më vjen keq që Edi Rama kopjon opozitën. Si çdo kopjac i keq, nuk arrin dot të marrë konceptin. Njësoj si ai që kopjon provimin dhe merr një rrjesht aty një këtu. Këto ai nuk arrin ti kuptojë, dhe ti zbatojë tërësisht, planin e masave që ne i propozojmë sot shqiptarëve.

Ashtu si shprehja thotë, nuk mbahet shtëpia me miell hua, nuk mbahet qeveria duke kopjuar. Alternativa jemi ne, zgjidhja jemi ne. Po pse tani? Sepse ka parë që njerëzit janë duke u ngritur në protestë”, tha Basha gjatë deklaratës për media.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqetësimi publik në rritje? Vasili i LSI: Do publikojnë burimet e financimit të partisë. Paketa e Ramës për t’u përshëndetur
Status për status, Rama i përgjigjet Bashës: Ngelësin s’e kopjon kush, vazhdo gërrhitu i qetë »
Article Logic
Execution time: 0.13071513175964
array(1) { ["section"]=> string(85) "basha-e-kapem-me-presh-ne-dore-rama-kopjoi-propozimet-tona-per-biznesin-e-vogel-25565" }