Basha e la jashtë listës, ish-deputeten nuk e pranojnë as në punë, letër Metës dhe Donald Lu: Po më godasin

Publikuar tek: politike, më 12:46 30-11-2017 Basha e la jashtë listës, ish-deputeten nuk e pranojnë as në punë, letër Metës dhe Donald Lu: Po më godasin

Ish-deputetja e PD, Arbjola Halim ii ka dërguar një letër të hapur presidentit Ilir Meta dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu pasi ka ndeshur refuzimin e universitetit të Elbasanit ku punonte si pedagoge për rikthimin e saj në punë.

Pasi Basha e la jashtë listës në zgjedhjet e 25 qershorit, Halimi ka kërkuar rikthimin e saj në auditoret e universitetit “Aleksandër Xhuvani”, por nuk është pranuar.

Madje, në letrën e hapur kërkon ndërhjyrjen e Metës dhe ambasadorit amerikan sepse sipas saj po goditet qëllimisht, prej faktit se kur ishte pjesë e kuvendit ka kritikuar avzhdimisht sistemin arsimor.

 

Arbjola-Halimi.jpg

 

LETRA E HAPUR

Presidentit te Republikes, Z. Ilir Meta (ne cilesine e institucionit qe dekreton titullarin ne fjale)
Ambasadorit Amerikan, Z. Donald Lu (ne cilesine e institucionit qe ndjek me interes te vecante zhvillimet ne kete vend).

Shenim: Kjo nuk eshte nje kuje per nje hall personal pasi per kete i jam drejtuar gjykates, por nje kuje per nje hall te madh social.

Elbasani, Bandat, Une dhe Lufta Politike.

I nderuar President i Republikes, I nderuar Z. Ambasador i SHBA, pas mbarimit te mandatit tim si Deputete e Qarkur te Elbasanit, ne shtator te ketij viti une ju drejtova me nje shkrese (sikurse te gjithe koleget e mi te rikthyer tashme) Rektorit te Universitetit te Elbasanit, per rikthim ne vendin tim te meparshem te punes. Theksoj se kjo kerkese mbeshtetej thellesisht ne ligj ( ligji per statusin e deputetit).
Jo vetem qe nuk u riktheva por:
1. Se pari mora nje pergjigje te shtremberuar e te pambeshtetur ligjerisht se nuk mund te rikthehem
2. Dy muaj me rradhe, pas tre kerkesash te protokolluara, nuk pajisesha me vertetim se kam qene ne pune ne kete Universitet. Madje, pas kerkeses se pare mora nje vertetim me te dhena te rreme vetem e vetem per te me goditur. Kjo sigurisht per te penguar plotesisht cdo aplikim te mundshem ne cdo universitet tjeter
3. Ministria pergjegjese refuzoi te me takoje dhe me vonoi gati 20 dite ankimin ku sigurisht harroi se ka per detyre te kontrolloje zbatueshmerine ligjore ( le te shoh ligjin ministria) te Universiteteve dhe se fjala autonom nuk perdoret kur te leverdis. Asnje titullar nuk eshte Zot mbi toke. Kujtoj se gjate mandatit kam qene nje nga kritikueset kryesore te ligjit per arsimin e larte dhe nuk e di nese sulmohem edhe per kete qellim. 
Ne te gjithe kete histori une e kam te pamundur te besoj se eshte thjesht nje afere e nje vendi pune dhe se goditja ndaj meje eshte thellesisht politike. 
Per me konkretisht, Pseudo Rektori aktual ( i zgjedhur pa kandidate perballe) rastis te jete nga Peqini. Une me "Peqinin" i kam pasur ca halle pasi kandidonim ne te njejten zone dhe vijme nga i njejti komunitet. Se dyti, ne zgjedhjet e 25 qeshorit binomi PS-PDIU u be i pandashem. Se treti, juristja aktuale ne UE eshte ish juristja e Qazim Sejdinit, me lidhje edhe sot ndersa ai i financon qendren qe ajo ka ngritur per femije. E mesuar gjithashtu me qelite. Se katerti, theksoj se nuk kam pasur kurre nje konflikt personal me titullarin ne fjale. Nuk kam dyshimin as me te vogel se gjitha kjo eshte nje Bande e Organizuar Kriminale e Politike. Per ta argumentuar: Ku e gjen guximin nje Rektor te shkele ligjin nese nuk ka mbeshtetje nga lart? Ku e gjen motivimin po ashtu? Cili eshte ai Universitet qe refuzon te ktheje ne pune nje ish deputet kur te gjithe vendosen ne gare ti mbajne? Rast unik i padegjuar dhe ndodh ne Elbasan. 
I nderuar President i Republikes, I nderuar Ambasador, pyetja qe kam une eshte se a eshte normal nje shtet i tille? A jemi duke bere perparime Z. Ambasador? Kur nje ish deputet trajtohet ne kete menyre cfare ndodh me njeriun e thjeshte? Ate te thjeshtin fare, qe nuk e njeh askush e nuk njeh askend. A mjafton ligji per ti luftuar bandat qeverisese?
I nderuar Z. Ambasador duke besuar ende por fare pak se drejtesia mund te kulmoje dhe se ende mund te kete shprese ne kete vend, shpresoj qe ajo Reforma ne Drejtesi qe votova me doren time te jete vertete e tille.

 

24067880_1729119780452561_8815747464040196645_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1 milion dollarë për lobing në SHBA, deputetja e Ramës i ngre tonet Bashës: Ku i more, apo nuk ke këllqe të përgjigjesh, na nxive faqen
“Gishtat i ngrite kur ishe çupëz... Fol forumse”, çfarë i tha Berisha-Spiropalit nga vendi »
Article Logic
Execution time: 0.025081157684326
array(1) { ["section"]=> string(111) "basha-e-la-jashte-listes-ish-deputeten-nuk-e-pranojne-as-ne-pune-leter-metes-dhe-donald-lu-po-me-godasin-101345" }