Basha: Edi Rama dhe Sajmir Tahiri janë në këmbë. Po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos tregojë gjithçka di

Publikuar tek: politike, më 13:40 20-04-2016 Basha: Edi Rama dhe Sajmir Tahiri janë në këmbë. Po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos tregojë gjithçka di

‘Edi Rama dhe Sajmir Tahiri janë në këmbë. Po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos tregojë gjithçka di’’, kështu është shprehur sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Si Edi Rama dhe Sajmir Tahiri kanë bërë atë që kërkon Emiljano Shullazi dhe banda. Dhe në këmbim, edhe Shullazi bën ato që kërkon Rama dhe Tahiri. Këto janë çështjet që opozita ka denoncuar me kohë, por që shqiptarët po e shohin.

Kur kapesh në flagrancë, nëse ke lidhje qeveritare, shpëton paq. Rasti i Shullazit nuk është as fundi, as fillimi. Dje patëm në Fushë-Arrëz vëllanë e kryebashkiakut, u arrestua dhe u lirua sepse deputeti Pjerin Ndreu u gjend në Fushë-Arrëz për të festuar.

Edi Rama dhe Sajmir Tahiri janë në këmbë dhe po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos tregojë gjithçka di. Edi Rama dhe Sajmir Tahiri janë në zi, edhe në këmbë, për ta ndalur këtë hetim.”, theksoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luçiano Boçi: Gjykata vendosi pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Sporteve, Ministria nuk e zbaton
Rama i drejtohet Bregut, Vokshit dhe Dodës: Ja “shtrigat e Hamletit” »
Article Logic
Execution time: 0.016669988632202
array(1) { ["section"]=> string(109) "basha-edi-rama-dhe-sajmir-tahiri-jane-ne-kembe-po-bejne-gjithcka-qe-shullazi-te-mos-tregoje-gjithcka-di-38171" }