Basha flet pas mbledhjes së kryesisë e grupit të PD si asnjëherë tjetër: Duhet të zgjidhim krizën politike! (RRUGA)

Publikuar tek: politike, më 14:09 12-07-2019 Basha flet pas mbledhjes së kryesisë e grupit të PD si asnjëherë tjetër: Duhet të zgjidhim krizën politike! (RRUGA)

Ndryshe nga herët e tjera kur theksonte e përsëriste sloganin “Rama ik”, kreu i PD Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kryesisë e Grupit të PD është shfaqur tërësisht i qetë dhe ka folur me një gjuhë tjetër, më diplomatike.

Basha tha se duhet zgjidhur kriza politike sipas parimeve dhe standarteve perëndimore.

Kreu i PD shtoi se qeveria duhet të largohet por si formë për largimin e saj, përmendi zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Energjia jonë është përqendruar drejt dhënies formë të ndryshimit që pret çdo shqiptar duke nisur nga gjendja ekonomike. Por që të arrihet kjo, duhet të zgjidhim krizën politike që do zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standarteve perëndimore.

Ndëshkim këtij regjimi që nuk i rezistoi tundimit për të vjedhur dhe veten e vet dhe kthimit të sovranitetit te qytetarët.

Këto ditë, këto javë, këto muaj do i japim formë projektit tonë të transformimit të vendit. Prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverie me zgjedhje, me proces me standarte. Opozita sic ka vazhduar do vazhdojë, lajmi është ky: Fokusi ynë do vendoset te prioritetet e vërteta të njerëzve, përmes reformave të thella politike, zgjedhje të lira e të ndershme. Beteja që ka nisur deri në kurorëzimin me fitoren e plotë të cdo qytetari. Ne nuk jemi këtu për karriget tona, ato i dorëzuam, do i kthejmë njerëzve, vendimmarrjen”, u shpreh Basha pas mbledhjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072000026702881
array(1) { ["section"]=> string(118) "basha-flet-pas-mbledhjes-se-kryesise-e-grupit-te-pd-si-asnjehere-tjeter-duhet-te-zgjidhim-krizen-politike-rruga-171986" }