Basha flet pas takimit me Lu: Hetimi i CEZ vonohet se janë përfshirë Rama e Meta, në burg shkon populli

Publikuar tek: politike, më 14:08 15-10-2015 Basha flet pas takimit me Lu: Hetimi i CEZ vonohet se janë përfshirë Rama e Meta, në burg shkon populli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me Ambasadorin e Shteteve të Bashkaura, Donald Lu. Basha tha se thelbi i diskutimeve me Lu ishte korrupsioni dhe lufta kundër krimit.

Basha akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta si dy përgjegjësit kryesorë të vjedhjes së 600 milionë euro, duke thënë se kjo është arsyeja pse maxhoranca vonon futjen në kalendar draftin e Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të aferëz CEZ.

Fjala e plotë e Bashës:

Komunikimi me partnerët është intensiv sepse problemet dhe sfidat janë tepër të mëdha tepër urgjente, dhe kërkojne nje përkrahje të madhe përkrahje që nuk mungon.

Në këto takime thelbi mbetet i njëjtë, lufta kundër krimit, korrupsionit, por edhe përpjekjet e Partisë Demokratike për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë e vënies para dretjësisë për ata që vjedhin milionat e eurove ndërkohë që burgjet mbushen me fukarenj .

Kjo është një përpjekje e Edi Ramës që kur kapet nga mediat ndërkombëtare për vjedhjen e 600 milionë euro të akuzojë opozitën dhe institucionet ndërkombëtare. 600 milionë euro të zhbëra brënda natës. Një marrëveshje me e madhe e korrupsionit. Çfarë ndodh në një vend, çfarë ndodh me qytetarët e një vendi kur nga njëra anë i nënshtrohen një kërbaçi selektiv gjoja të zbatimit të ligjit, por ata që janë padronët akuzohen për vjedhjen e qindra milionë euro.

Kjo qeveri është e kalbëzuar dhe drejt degradimit të përditshëm. Pse nuk e fusin në kalendar cila është arsyeja që sot nuk pranuan që ligji të diskutohet me procedurë normale. Arsyeja është se ata kanë diçka për të fshehur. Kanë shumë për të fshehur, 600 milionë euro.

Ka demagogji nga Edi Rama. Ka një dërdëllitje dhe asnjë dokument për këtë opsion. Ne kemi parashtruar projektligjin për asistencë ndërkombëtare, hetim ndërkombëtar. Pse vonohet hetimi i CEZ. Sepse ata që e vonojnë janë hajdutët e vjedhjes së 600 milionë euro.

Mendoj që raporti i KLSH-së flet qartë. T’i kërkosh KLSH-së të mos bëjë punën e saj do të thotë të jesh i inkriminuar deri në fyt.

Me përfaqësuesin e SHBA-ve në Tiranë kemi një bashkëpunim të ngushtë, duke përfshirë edhe reformën në drejtësi, një reformë që duhet të mos kapet politikisht.

A ka njeri të mos e kuptojë që këta e vonojnë me qëllim me shpresën e moszbardhjes së 600 milionë euro. Para që i janë marë çdo kujt, fëmijëve , pensioneve, të përndjekurve..

Një aferë në të cilën përfshihet drejtpërdrejt kryeministri dhe është akuzuar kreu i Kuvendit kërkon përfshirjen ndërkombëtare. Në kushtet kur një pjesë e maxhorancës e kanë pranuar hetimin ndërkombëtar pse nuk e pranojnë ata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avokatja e Shtetit, Hicka: Prokuroria t’i japë fund kallëzimeve politike, gjoja hetues vijnë vërdallë në zyrat tona
Ilir Beqaj: Nuk do ta jap dorëheqjen »
Article Logic
Execution time: 0.0042290687561035
array(1) { ["section"]=> string(107) "basha-flet-pas-takimit-me-lu-hetimi-i-cez-vonohet-se-jane-perfshire-rama-e-meta-ne-burg-shkon-populli-23192" }