Basha flet pas takimit me Schulz: Dekriminalizimi u bllokua nga maxhoranca, krimi ka zaptuar institucionet

Publikuar tek: politike, më 10:07 14-07-2015 Basha flet pas takimit me Schulz: Dekriminalizimi u bllokua nga maxhoranca, krimi ka zaptuar institucionet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri.

Basha falënderoi Schulz për mbështetjen e madhe, që sipas tij i ka dhënë procesit te dekriminalizimit në Shqipëri, duke u shprehur i bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë.

“Kjo marrëveshje është vonuar dhe shkak për vonesëne saj është bërë maxhoranca e cila me kokfortësi rrefuzoi ndërkombëtarët duke kandiduar persona të inkriminuar në zgjedhjet lokale.

Diskutuam për 3 sfida të mëdha: Krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndamë bashkë pikëpamjet për një angazhim konstruktiv të palëve. Jemi të angazhuar dhe të vendosur për të ecur përpara pe përparësitë duke nisur me dekriminalizimit.”, ka thënë kreu i PD-së, Basha.

Basha u shpreh se zgjedhjet vendore u dhunuan si dhe pati një blerje masive të votës. Sipas tij, standartet për zgjedhje të lira dhe demokratike u zhbënë nga maxhoranca e cila vendosi të kandidojë persona të inkriminuar për kryetarë bashkie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri i Jashtëm grek viziton sot Prishtinën, ja axhenda e tij në Shqipëri
Kreu i PE, Schulz: Të bashkojmë forcat që rajoni të ecë drejt së ardhmes paqësore »
Article Logic
Execution time: 0.020241022109985
array(1) { ["section"]=> string(110) "basha-flet-pas-takimit-me-schulz-dekriminalizimi-u-bllokua-nga-maxhoranca-krimi-ka-zaptuar-institucionet-16121" }