Basha flet për “krizën Rama”, ndërsa lançon “planin e shpëtimit”

Publikuar tek: politike, më 15:58 28-08-2015 Basha flet për “krizën Rama”, ndërsa lançon “planin e shpëtimit”

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar nga facebook-u se INSTAT-i i qeverisë ka pranuar sot zyrtarisht “krizën Rama”. Sipas Bashës, INSTAT ka konfirmuar se për herë të parë në 25 vite janë ulur pagat dhe pensionet në vend, ndërsa është rritur defficit tregtar.

Basha ka theksuar se vetëm plani i shpëtimit i PD-së e nxjerr vendin nga kriza, por pa bërë të ditur se çfarë përmban ky plan.

“INSTAT-i qeveritar pranoi sot zyrtarisht Krizen Rama. Defiçiti tregtar u rrit me 23% krahasuar me korrik 2014. Rënia e eksporteve e konfirmuar sot, vjen pas rënies së investimeve, kreditimit dhe konsumit. Po sot, INSTAT konfirmoi uljen për herë të parë në 25 vite të pagave dhe pensioneve. Taksat e larta, korrupsioni dhe bashkëqeverisja me kriminelët janë shkaqet e krizës Rama që ka vënë përfund ekonominë. Vetëm Plani ynë i Shpëtimit e nxjerr vendin nga kjo krizë”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa”, denoncon PD
Rama i shqetësuar për Vlorën, takohet nesër me deputetët dhe kryebashkiakun »
Article Logic
Execution time: 0.029505968093872
array(1) { ["section"]=> string(65) "basha-flet-per-krizen-rama-ndersa-lancon-planin-e-shpetimit-19409" }