Basha flet për një draft ‘’tinëzar’’ që ka njerrë Rama me ekspertët e tij: Parafabrikat! Tregon edhe pse ekspertët u larguan

Publikuar tek: politike, më 14:09 08-01-2016 Basha flet për një draft ‘’tinëzar’’ që ka njerrë Rama me ekspertët e tij: Parafabrikat! Tregon edhe pse ekspertët u larguan

Basha jep shpjegime pse i tërhoqi ekspertët për reformën në drejtësi. Ai thotë se Rama shpërndau një draft jokonsensual në mënyrë tinëzare.

Basha i ktheu edhe një përgjigje Metës, i cili i kërkoi sot që ekspertët e tij të vijnë në tryezën e ekspertëve të tjerë dhe të mos e bojkotojnë.

“S’ka rëndësi të bëjë më shumë tryeza se ne nuk jemi pallonj, ne jemi politikanë, të udhëzojë ekspertët e tij për rekomandimet e Komisionit të Venecias, siç i kam udhëzuar unë’’

“Fatkeqësisht që nga ky moment ka patur vetëm retorikë dhe asnjë veprim pozitiv në këtë drejtim, përkundrazi ka patur veprime që bien ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe me zotimet tona

Ka patur një draft parafabrikat nxjerrë më 29 dhjetor, iniciativë tinzare e Ramës. Pavarësisht kësaj ekspertët tanë kanë vazhduar punën dhe në 4 janar tryeza ra dakord dhe tha nuk ka draft tjetër por ndërkohë në mënyrë tinëzare ka shpërndarë një draft.

Pyetja e vetme që duhet t’I përgjigjet Rama është: është ‘’Po’’ Venecias, apo ‘’Jo’’ Venecias?

Publikisht të mohojë draftin ai mund të jetë Xhafës apo departamentit të PS po kurrë i konsensusit.

Ekspertët e Ramës si Sokol Sadushit dhe Aurela anastasi që deri tani janë mbajtur të fshehtë por kanë qenë sot e gjithë ditën ekspertët e Edi Ramës.

Asgjë më shumë se rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk është e pranueshme. Unë mirëpres çdo iniciativë të institutë të Presidentit për të ndihmuar në transparencën e procesit për të parë kush ka vullnet dhe jo, kush ka vullnet të çeliktë sikundër  për të mbrojtur nga kapja e drejtësisë. Kujt i pëlqen mirëse të vijë, kush nuk e ha mos t’i bëjë mirë ”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj vendos puseta të reja në kryeqytet dhe jep një mesazh për vjedhësit (FOTO)
“TCH si televizioni i Beogradit, Kosova në hartë si territor i Serbisë” Berisha thotë kush fshihet pas kësaj »
Article Logic
Execution time: 0.020488977432251
array(1) { ["section"]=> string(124) "basha-flet-per-nje-draft-tinezar-qe-ka-njerre-rama-me-ekspertet-e-tij-parafabrikat-tregon-edhe-pse-ekspertet-u-larguan-29464" }