Basha flet për ‘peshqit e mëdhenj’ dhe vendimin e madh: Nuk protestoj për tu bërë kryeministër!

Publikuar tek: barometri, më 08:01 28-01-2018 Basha flet për ‘peshqit e mëdhenj’ dhe vendimin e madh: Nuk protestoj për tu bërë kryeministër!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë i fundit që mbajti fjalën e tij në podiumin e ngritur përballë godinës kryeministrore në protestën e opozitës kundër qeverisë Rama.

Basha kërkoi largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij me akuzën se ka ardhur me vota të vjedhura dhe se pushteti është i veshur me krim.

Sipas Bashës opozita shpalli një raport të ri mes forcave politike dhe mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit, ndërsa nuk kurseu edhe akuzat për sistemin e drejtësisë dhe thirrjet për arrestimin e “peshqit e mëdhenj”.

FJALA E BASHËS

Jemi më shumë se në 18 shkurt, por edhe ata që qëndruan larg e shohin qartë se e keqja është e vërtetë. Nuk ikën vetë, nuk ikën po nuk u luftua, nuk ikën po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj, ja kur jemi bashkuar në këtë plebishit.

Kjo është ora vendimtare të bashkimit të popullit kundër të keqes. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me nje qëllim për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Ramës, Rama ik!

Nuk e pranojmë këtë bandë që i shërben interesave të një grushti njerëzish duke vjedhur shqiptarët.

Kërkoj largimin e Ramës dhe qeverisë së tij të paligjshme, krimin e qeverisë antimafia që do luftojë krimin dhe do cojë para reformën në drejtësisë sipas kushtetutës dhe të përgatisë zgjedhje të lira.

Kjo kërkesë është vendimi popullor i kësaj proteste, dëshmoni fundin e raporteve të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit. Opozita shpalli një raport të ri e të vërtet mes forcave politike por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit.

Sot vdes 25 qershori e mbaron e merr fund politika që mban pushtet të vjedhur. Kjo është thirrja e popullit që iu mohua liria të zgjedhe më votë se narkoqeveria e Ramës ndërseu bandat e paratë e drogës.

Në cilin bunker te jetë futur bëjeni të dëgjojë mesazhin tuaj. Rama ik!

Sot Rama ka arritur rekorde të zeza, kjo nuk është Shqipëria që duam e meritojmë.

Për një ish ministër të Jashtëm u them se thika ka arritur në palcë shqiptarëve, çdokujt që i do të mirën këtij vendi kjo është një diktaturë orintale dhe ne e refuzojmë. Nuk e duam vendin e standarte të shteteve të falimentuara të Afrikës e Azisë, jam kryetar i një partie që ka lindur me thirrjen ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Shëndetësia, arsimit, nafta, parqet, po grabiten nga oligarkët e Ramës, investitorët e huaj, u rrahën dhe dhe u përzunë.

Ky narkoshtet burgos të varfrit dhe i con në vetëvrasje.

Shqiptarët kanë dy zgjedhje sot eksod ose nënshtrim, ose të marrin rrugët e botës. Rama i do njerëzit skllevër të mashtirmit e së keqes.

Ti japim fund gënjeshtrës dhe përballemi me pushtetin e së keqes derisa ta largojmë. Rama ik

Ndëshmkim i vërtetë për peshqit e mëdhenj dhe korrupsionit, s’ka drejtësi sa kohë që Tahiri dhe qeveritarë të tjerë të lidhur me krimin janë në pushtet dhe jo në burg.

Kokat e organizatave kriminale bredhin të lirë, shqiptarët e dinë që ekonomia e shëndetësia është e shkatërruar dhe po varfërohen. Në Europë do futen kur të fusnin kriminelët në burg.

Mesazhi ynë është i qartë, duam Tahirin para drejtësisë, ministra e politikanët e inkriminuar në burg, zgjedhje e një qeveri të dalë nga vota e lirë.

Shpallim sot këtë e dimë për të luftuar për të mirën. Jam para jush për të kërkuar shtet të drejtë  jo për tu bërë kryeministër.

Për ata që më drejtojnë pyetjen: Çfarë doni të arrini? Përgjigja është vetëm një fjalë fitore me cdo kusht dhe sado sfiduese e mundimshme të jetë rruga drejt saj. Pa fitore nuk të ardhme për vendin. Ne jemi shumica që nuk do ta ulim më kokën para të keqes. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023959159851074
array(1) { ["section"]=> string(98) "basha-flet-per-peshqit-e-medhenj-dhe-vendimin-e-madh-nuk-protestoj-per-tu-bere-kryeminister-108201" }