Basha flet për shantazhe mes Ramës dhe Metës te Vila 30 por vlerëson Metën për qëndrimin: Kanë mosmarrëveshje për pushtetin

Publikuar tek: politike, më 13:42 18-01-2016 Basha flet për shantazhe mes Ramës dhe Metës te Vila 30 por vlerëson Metën për qëndrimin: Kanë mosmarrëveshje për pushtetin

Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me propozimet për draftin e ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se shpreson që edhe PS-ja të veprojë ashtu me Reformën në Drejtësi. Megjithatë ai ka folur sot edhe për shantazhe mes Metës dhe Ramës, gjatë takimeve të tyre te Vila 30. Por njëkohësisht ka mohuar një afrim të mundshëm mes PD-së dhe LSI-së.

“Ne e përshëndesim qëndrimin e LSI-së, do donim edhe PS të bënte të njëjtën gjë’’, tha Basha për draftin, duke shtuar se Rama dhe Meta kanë mosmarrëveshje për ndarjen e pushtetit. "Konsensusi zhbën shantazhet në vilën 30", tha Basha.

“Edi Rama dhe kupola e tij janë mësuar të shfrytëzojnë defektet e sistemit, të shartojnë vullnetin amerikan, me hilet e tyre të panumurta që lidhen me një pikë: kapjen e drejtësisë. Ne e dimë se Edi Rama e urren konsensusin. Ne nuk i braktisimin vlerat dhe parimet në të. Konsensusi zhbën shantazhet në vilën 30.

Drejtësia e pakapur do të ishte problem i madh për Prengët, Frrokët…, Tahirët, Beqajt, Gjiknurët dhe vetë kreun e bandës së 40 hajduteve, prandaj ai po bën çdo përpjekje që të kapë me çdo kushte drejtësinë.

Ne e kundërshtojmë kapjen e drejtësisë nga ekzekutivi, për qeverinë  e kundërshtarëve sot dhe tonën nesër. Ne jemi të vetdijshëm se do të bënim tradhëtinë më të madhe, nëse do bënim shkatërrimin e drejtësisë siç e ka planifikuar Edi Rama sot në dy draftet.

Rama dhe Meta kanë mosmarrëveshjet e tyre brenda llojit për ndarjen dhe konservimin e pushtetit. Ata kanë treguar se merren vesh në çast për të bashkuar interesat, që sistematikisht i mbivendosen interesave të qytetarëve.

Do të ishte absurde që ne të bënim ndryshe dhe këtu merr përgjigje edhe fushata primitive, sigurisht e instrumentalizuar sigurisht,  rreth të ashtuquajturit afrim të PD-së me LSI, meqenëse kjo e  fundit ka refuzuar, ashtu si dhe ne, draftin e njëanshëm të Ramës, dhe po kërkon konsensus dhe përfshirjen e opozitës. Ne e përshëndesim këtë qëndrim të LSI-së. Do të donim që PS të vinte sa më shpejt te i njëjti qëndrim  si  rrugëzgjidhja e vetme për t’i hapur  rrugë reformës.

Do donim të përshëndesnim konsensusin. Rama-Meta janë qeveria ne jemi opozita, ata janë oligarkia, ne demokracia, ata dështimi, ne alternativa, ata fundi i kazanit të tranzicionit ne jemi demokracia e re, normale e vlerave evropiane.

Së fundi dhanë 100 milionë lekë, i dhanë revistës ‘’The economist’’. Nuk do ngrinim zërin sikur të promovonin vendin, po këto para janë të hedhura në erë kot, i besojnë si indulgjenca dhe zgjatin dyfish dorën e korrupsionit dhe të abuzimeve.

Kemi kohë që avancojmë pjesë të alternativës sonë në opozitën që kemi bërë. Programi i PD, i përgatitur nga departamentet e PD-së, është oferta që parashikon zhvillim, mundësi, lehtësi fiskale, taksa të ulta, taksa e sheshtë më e ulët në Ballkan 9%, janë disa elementë të bëra tashmë publike’’, tha Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar Demokrat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksioni për çlirimin e hapësirave publike, fadromat te Njësia 3
Publikohen opinionet e PD-së për reformën në drejtësi, 42 vërejtjet për mazhorancën »
Article Logic
Execution time: 0.017323017120361
array(1) { ["section"]=> string(128) "basha-flet-per-shantazhe-mes-rames-dhe-metes-te-vila-30-por-vlereson-meten-per-qendrimin-kane-mosmarreveshje-per-pushtetin-30298" }