Basha: Forca Rini! Kjo s’është qeveri por një bandë që vjedh

Publikuar tek: politike, më 12:41 21-12-2015 Basha: Forca Rini! Kjo s’është qeveri por një bandë që vjedh

Vazhdon protesta e PD-së para Parlamentit, ku të rinjtë e Forumit Rinor po flasin para qytetarëve. Me shashka, tymuese dhe parrulla kundër Ramës është shoqëruar protesta e sotme.

Të rinjtë e FRDP-së i kanë kërkuar Ramës të largohet, ‘’sa nuk është vonë’’, duke komentuar rreth gjendjes së mjerë që ka kapur vendin dhe qytetarët e tij.

Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha bëri thirrje për një aksion masiv, duke iu drejtuar Rinisë. “Forca rini, Kjo nuk është qeveri por një bandë që vjedh’’, u tha Basha atyre.

Ai komentoi se nuk mund të pranohet një qeveri e tillë që vetëm vjedh.

“Rama e ka shndërruar qeverinë në një bandë hajdute. Qeveria e Ramës,de facto një qeveri e rrëzuar. Beteja do të vazhdojë për Shqipërinë e drejtësisë”, theksoi Basha.

Ai u premtoi të rinjve se do ta shfuqizojë Ligjin për Arsimin e Lartë, aq shumë i kundërshtuar nga të rinjtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama me Netaniahun në Jerusalem, publikon në ‘’Twitter’’ foton
Deputetët e PD pas protestës nuk kthehen në Kuvend, salla bosh gjatë fjalës së Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154
array(1) { ["section"]=> string(64) "basha-forca-rini-kjo-s-eshte-qeveri-por-nje-bande-qe-vjedh-28257" }