Basha: Ftoj Ramën dhe Metën të bëhen pjesë e reformës në drejtësi duke ndjekur rrugën e Komisionit të Venecias

Publikuar tek: politike, më 16:35 23-12-2015 Basha: Ftoj Ramën dhe Metën të bëhen pjesë e reformës në drejtësi duke ndjekur rrugën e Komisionit të Venecias

Lulzim Basha shpreh dakordësinë e Partisë Demokratike me të gjitha propozimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Sipas Bashës, këto propozime janë harta e rrugës që duhet të ndjekë edhe kryeministri Rama e kryeparlamentari Meta.

“Ky mesazh i drejtohet Edi Ramës, Ilir Metës, deputetëve të shumicës, është një mesazh që e ndaj me të gjithë qytetarët propozimet e Venecias për reformën. Kjo është harta e rrugës që duhet ndjekur për ta përfunduar me sukses reformën e nisur. Në emër të PD-së i’u bëj thirrje, i ftoj të bëhen pjesë e PD për reformë të thellë, të shpejtë për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar kapjen politike të drejtësisë. PD do ti përmbahet asaj pikë më pikë, ndaj ftoj palët e tjera”.

Ishte ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu ai që i dorezoi mesditën e sotme zyrtarisht, në emër të ambasadës së SHBA dhe të ambasadës së BE-së, draftin e vërejtjeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, Lulzim Bashës, por edhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, ka shkuar ditën e sotme në zyrën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për t’i dorëzuar zyrtarisht, në emër të ambasadës së SHBA dhe të ambasadës së BE-së, draftin e vërejtjeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 95 vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Nishani dhuron kopjen e Mesharit të Gjon Buzukut
Rihapet konkursi “Ëndrra Ime”, këtë herë përveç grantit edhe ambiente falas »
Article Logic
Execution time: 0.014585018157959
array(1) { ["section"]=> string(115) "basha-ftoj-ramen-dhe-meten-te-behen-pjese-e-reformes-ne-drejtesi-duke-ndjekur-rrugen-e-komisionit-te-venecias-28412" }