Basha “godet” me një foto dhe ja çfarë shkruan

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:22 14-05-2016 Basha “godet” me një foto dhe ja çfarë shkruan

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar arratisjen e Klement Balilit, i cilësuar nga mediat si “Baroni i Ballkanit”.

Basha e ilustron komentin e tij me një fotomontazh tepër ironik, ku duket kryeministri Edi Rama i ulur në një kolltuk në “Sallën e Hartave” dhe i rrethuar nga disa personazhe që sipas opozitës, janë të përfshirë në skandale dhe të lidhur me maxhorancën.

Basha në Facebook:

Qeverisja e inkriminuar dhe e korruptuar në çdo ind e Edi Ramës, e mbushur me oligarkë e banditë, nxorri në pak ditë të gjithë tiparet:

Kokëdhima që rrëmbente para edhe nga azili i pleqve në Fier u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese si zhvatës i paligjshëm, Ervin Elvis Roshi, modeli i Ramës për pushtetin vendor, humbi kujtesën pse e kanë dëbuar nga Mynihu, Shullazi të cilit po i zbulohen çdo ditë krimet dhe skemat e Tahirit për ta shpëtuar, Tahiri i dekoratave i kapur në lidhje të reja kriminale, Balili, drejtori i transportit që është transportuesi më i madh i drogës në Ballkan, Mimi që habiti gjermanët me pazaret e luksit me eskortë, dhe për ti dhënë ngjyrën e fundit mozaikut rilindas, u shfaq Shukri perversi duke dhënë vendet e punës në shtrat.

Kjo pra është fotoja e orëve të fundit e bandës që sundon vendin me në krye Edi Ramën. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RAI: Elegante. BBC: Vokal i një dive. Por nuk mjaftuan...
Australia përshendet me shqiponjë »
Article Logic
Execution time: 0.020827054977417
array(1) { ["section"]=> string(50) "basha-godet-me-nje-foto-dhe-ja-cfare-shkruan-40400" }