Basha: Grida Duma për Durrësin, intelektuale e kalibrit evropian dhe administratore e sprovuar

Publikuar tek: politike, më 10:27 15-04-2015 Basha: Grida Duma për Durrësin, intelektuale e kalibrit evropian dhe administratore e sprovuar Grida Duma dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha ka prezantuar para qytetarëve të Durrësit kandidaten e PD-së dhe aleatëve të saj, Grida Dumën. Duma do të garojë përballë kryetarit aktual të bashkisë së Durrësit, socialistit Vangjush Dako.

“Oferta jonë e re ka patur disa personalitete mbi të cilat është bazuar, njëri më dinjitoz se tjetri po zgjedhja e PD-së dhe aleatëve tanë shkon tek një bijë, nënë dhe vajzë Durrësi, tek një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve, e një intelektuale e kalibrait evropian, studiuese, administratore e sprovuar, bija juaj dhe kandidatja juaj dhe kryetarja e ardhshme Grida Duma”, e prezantoi Basha me superlativa Dumën.

Kurse Duma tha se do t’i kthejë shpresën metropolit të dytë të Shqipërisë.

“Po kthehem tek qyteti im i lindjes sepse Durrësi e meriton t’i kthehet qytetaria. Durrsakët janë cilësuar si të frikshëm se të penalizojnë në heshtje. Do i kthejmë shpresën metropolit të dytë të Shqipërisë, fitoren që e meriton, duke i kthyer mirënjohjen PD-së që më dha shancin të kem besimin tuaj dhe e di që do ta kem.”, tha Duma para qytetarëve.

Në lidhje me propozimin e PR-së Agron Dukën, Basha u shpreh se ishte një kandidat dinjitoz dhe se me mbështetjen që po i jep Dumës, u jep demokratëve nëj garanci shtesë në fitoren e thellë.

“Pati një kandidat dinjtoz të aleatëve tanë dhe kjo figurë dinjitoze është Agron Duka. Duke vlerësuar bashkimin pa rezervë të PR-së e Dukës në mbështetje të Dumës si një garanci shtesë në fitoren e thellë dua të siguroj të gjithë mbështetësit tanë, se PD nuk ka për qëllim fitoren e  PD dhe opozitës por fitoren e çdo qytetari, mirëqënien, shpëtimin, shpresën”, theksoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse Olta Gixhari mbështet Grida Dumën?
LSI zyrtarizon listën për zgjedhjet lokale. Ja 15 kandidatët përfundimtar për bashkitë e vendit »
Article Logic
Execution time: 0.046158075332642
array(1) { ["section"]=> string(97) "basha-grida-duma-per-durresin-intelektuale-e-kalibrit-evropian-dhe-administratore-e-sprovuar-8773" }