Basha i drejtohet “live” Arta Markut: Ke të shkuar të njollosur

Publikuar tek: barometri, më 08:32 02-04-2018 Basha i drejtohet “live” Arta Markut: Ke të shkuar të njollosur

Gjatë deklaratës për media ku kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar në Kukës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje edhe kryeprokurores Arta Marku.

Basha i ka kujtuar Markut të origjinën nga familje e persekutuar gjatë diktaturës, dhe i ka bërë thirrje të mos veprojë si “hetuesi politike e Edi Ramës”.

“I bëj thirrje prokurores së përgjithshme që të ndalë së vepruari si hetuesi politike e Edi Ramës dhe të lë të lirë të gjithë të arrestuarit. Ajo ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të kufizimit të lirë së qytetarëve. Habilajt e Balilajt duhet të jenë fokusi i saj.

Qytetarëte e Kukësit s’duhen të tërhiqen nga të drejtat e tyre legjitime. Ju luftoni për mbijetesën tuaj, e drejta është në anën tuaj. Edi Rama me veglat e tij janë qenie qesharake para asaj që kuksianët kanë duruar e triumfuar. E gjithë Shqipëria është me ju, nga Prishtina në Sarandë,” tha Basha

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23062801361084
array(1) { ["section"]=> string(67) "basha-i-drejtohet-live-arta-markut-ke-te-shkuar-te-njollosur-115356" }