Basha i kërkon llogari Ramës për mungesën e 160 milionë dollarëve

Publikuar tek: politike, më 20:22 24-08-2015 Basha i kërkon llogari Ramës për mungesën e 160 milionë dollarëve

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nëpërmjet një reagimi në facebook ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të tregojë se ku kanë përfunduar 160 milionë dollarë që mungojnë në tatime dhe dogana.

Sipas Bashës, ndonëse qeveria rriti taksat në energji dhe naftë, sërish i mungojnë 160 milionë dollarë në vetëm 7 muaj.

“Kryepergjegjësi për vjedhjen e 160 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat është edhe kryegënjeshtari i Republikës. Këto dy vite rriti taksat. Rriti çmimin e energjisë dhe të naftës. Rriti tarifat dhe aksizat. Dhe prapë i mungojnë 160 milionë dollarë në 7 muaj. Lëri tabelat e mashtrimit dhe trego ku përfunduan lekët e qytetarëve”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rama përjashton nga samiti i Vjenës hekurudhën Tiranë – Prishtinë. S’digjet për një plesht jorgani
Mbledhja urgjente e Ramës me drejtorët, zbardhen 30 minutat në Kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.01618504524231
array(1) { ["section"]=> string(71) "basha-i-kerkon-llogari-rames-per-mungesen-e-160-milione-dollareve-19077" }