Basha i kërkon ODIHR-it prezencë maksimale në zgjedhje: Rama-Meta, skemë për shitblerjen e votave

Publikuar tek: politike, më 09:31 16-04-2015 Basha i kërkon ODIHR-it prezencë maksimale në zgjedhje: Rama-Meta, skemë për shitblerjen e votave Kreu i PD Lulzim Basha në takimin me misionin e ODIHR

“Blerja e votave në zgjedhjet e pjesëshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave”, u shpreh kreu i PD  Lulzim Basha, në takimin me misionin e ODIHR ku ngriti shqetësimin për rrethanat e krijuara që sipas tij shkojnë kundër klimës dhe standarteve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Ndarja administrative ishte një proces i njëanshëm i bërë nga qeveria, pa konsultime, pa konsensus, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën e 25 viteve”, tha Basha. Ai shtoi se kjo ndarje është bërë për kalkulime elektorale, duke e dëmtuar që në nisje garën e ndershme e të barabartë.

Kru i opozitës tha se një tjetër pengesë është mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë. Zgjedhjet e 2013 dëshmuan se personat e inkriminuar që u afruan me mazhorancën e sotme dëmtuan rëndë standartet, duke blerë vota e shantazhuar qytetarët.

Basha veçoi presionin e vazhdueshëm qësipas tij  i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.

Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira sipas tij për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha tha se prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standarteve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Besnik Aliaj: PD të mbështesë Gjergj Bojaxhiun për Tiranën
Pakti detar, Bushati: Në fillim të vitit të ardhshëm vizitoj Athinën »
Article Logic
Execution time: 0.33065605163574
array(1) { ["section"]=> string(100) "basha-i-kerkon-odihr-it-prezence-maksimale-ne-zgjedhje-rama-meta-skeme-per-shitblerjen-e-votave-8857" }