Basha i 'shtrin dorën', Jozefina Topalli i kthehet ashpër: U rrëzove! Tani hipi avionit dhe ik në Holandë

Publikuar tek: barometri, më 07:27 30-04-2018 Basha i 'shtrin dorën', Jozefina Topalli i kthehet ashpër: U rrëzove! Tani hipi avionit dhe ik në Holandë

Ka reaguar menjëherë ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli pas deklaratave të dy figurave kryesore të PD-së Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Të dy demokratët gjatë fjalës në Kuvend bënë thirrje për bashkim, ndërsa Topalli nëpërmjet një reagimi në facebook e ka akuzuar rëndë Bashën, duke i kthyer në një farë mënyre dhe përgjigjen për tu mos u bashkuar me kreun e Partisë. Sipas Topallit Kuvendi u rrëzua ditën e sotme pasi shumë karrige gjatë votimit në Kuvend ishin bosh. Topalli i bën thirrje Bashës të largohet nga menjëherë nga Shqipëria.

“Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja.”- është shprehur Topalli.

Reagimi i plotë:

Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha!

Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin .
Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit ., nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate. 
Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes. 
Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032150030136108
array(1) { ["section"]=> string(107) "basha-i-shtrin-doren-jozefina-topalli-i-kthehet-ashper-u-rrezove-tani-hipi-avionit-dhe-ik-ne-holande-118849" }