Basha i vendosur, letër Kuvendit." Të kalojnë aktet nënligjore të enjten. Rama i hap rrugën rikthimit të Prengës''

Publikuar tek: politike, më 11:41 23-02-2016 Basha i vendosur, letër Kuvendit.

Lulzim Basha i ka dërguar sot një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për kalimin e akteve nënligjore të Ligjit për Dekriminalizmin, ditën e enjte më 25 shkurt.

Basha duke i vendosur në kërkesën e tij, nxitur edhe nga rikthimi i ish-deputetit socialist Armando Prenga në Kuvend.

“Të enjten të kalojë dekriminalizimi. Aktet nënligjore që mundësojnë zbatimin, të kalojnë të enjten. Kushtëzohet funksionimi normal i Parlamentit. Rama po dëshmon mungesë vullneti. Rama i hap rrugën rikthimit në parlament të Prengës”, thekson kreu i PD-së.

Sot deputetët e PD-së bojkotuan të gjitha komisionet parlamentare për shkak të rikthimit të Prengës në Kuvend.

DEKLARATA E PLOTE E PD-së:

“Partia Demokratike i drejtoi sot Kryetarit të Kuvendit një kërkesë për të vënë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit që aktet nënligjore që mundësojnë vënien menjëherë në veprim të Ligjit për Dekriminalizimin të miratohen të enjten, me 25 shkurt.

Edhe pse sekretari amerikan i Shtetit e cilësoi Dekriminalizimin si histori suksesi dhe si model që duhet ndjekur, Edi Rama vazhdon të ndajë pushtetin me Ndokën, Bushin, Roshin, e së fundmi i hapi rrugën rikthimit në parlament Armando Prengës, i cili me dorën e tij, me armë pa leje, përgjaku qytetarët brenda komisariatit të policisë.

Në kushtet kur Edi Rama po dëshmon çdo ditë mungesë vullneti për zbatimin e dekriminalizimit dhe përkrahje të hapur për të inkriminuarit e tij në parti dhe në poste publike, Partia Demokratike do të kushtëzojë çdo funksionim normal të parlamentit me miratimin këtë të enjte të vendimit që vë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit.”

{gallery}kerkesapd{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon ministren Lovin në Stockholm. Suedia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Olli i demokratëve: Të minimizohen taksat në 30%, këto janë tarifa të çmendura »
Article Logic
Execution time: 0.030313968658447
array(1) { ["section"]=> string(114) "basha-i-vendosur-leter-kuvendit-te-kalojne-aktet-nenligjore-te-enjten-rama-i-hap-rrugen-rikthimit-te-prenges-33313" }