Basha ia qartëson Ramës: Kjo është opozita! Falenderon policët dhe i thotë Tahirit ‘’Kryetrafikant’’. Në fund i ngjirret zëri

Publikuar tek: politike, më 13:39 17-12-2015 Basha ia qartëson Ramës: Kjo është opozita! Falenderon policët dhe i thotë Tahirit ‘’Kryetrafikant’’. Në fund i ngjirret zëri

Lulzim Basha ia bën sot të qartë Edi Ramës nisur nga protesta e sotme se cila është opozita, e cila është sulmuar se është inekzistente nga socialistët.

“Kjo është opozita!”, i tha Basha-Ramës. Ai ka falenderuar policët dhe i thotë ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit: ‘’Kryetrafikant’’.

Ja fjala e Bashës:

“Ne i komunikuam së bashku me forcën e bashkimit të mendimit dhe zemrave tona, referendumin e shpirtit dhe zemrës së shqiptarëve dhe vendimi është Rama ik, Meta ik!

Ekonomia, më e sinqerta, më e pagabueshme, ajo që nuk gënjen kurrë, e rrëzoi Edi Ramën dhe Ilir Metën!

Përkeqësimi ekonomik, varfëria therëse ka dhe anën e vet të shëmtuar, demokratët janë nxjerrë nga puna, janë pushuar, socialistët e kanë të pamundur pa paguar rryshfet se vend të e punës  Edi Rama i ka për njerëzit e korrupsionit dhe trafikantët.

Këta janë kokoshi 200 milionësh, Edi Rama, kryeministri më i pasur i vendit më të varfër, hajdutit Ilir Beqaj, hajdutit me xhizme, Arben Ahmetaj, kryehajduti i energjetikës, Damian Gjiknuri, minstrit të Brendshëm-turpit të Shqipërisë në 100 vite shtet, kryetrafikantit të drogës Saimir Tahiri.

Ky është aparteidi i Edi Ramës që tregon me gishtin e tij popullin e tij si hajdut kur vetë ka thyer çdo rekord hajdutërie e makutërie.

Nuk është i paditur, i pakurajo, por është bashkëfajtor!

Meqë ra fjala le ta shohin edhe njëherë kjo është opozita, shqiptarët. Kam edhe një falenderim edhe për punonjësit e uniformës, e t’u them se ne jemi me ju, policia e së drejtës, e shqiptarëve dhe jo e krimit brenda tij. Ne e dimë se ju jeni me ne. Jeni me popullin dhe jo me Edi Ramën!

Vëllezër dhe motra do të ishte fare normale që qeverisë t’i lihej 4-vjeçari edhe kur qeveria dështon, opozita të bënte llogarinë; sa më i madh zullumi, aq më e ngushtë fitorja. Padyshim kemi patur edhe ne stokun tonë të gabimeve dhe të faturës së zgjedhjeve 2013.

Ju garantoj sot para jush dhe para zotit se Lulzim Basha u kërkon një gjë nëse qeverisja nuk u përgjigjet: Të vini të rrëzoni, si sot këtu!

Ky është aparteidi dhe këtë do ta rrëzojmë me çdo kusht!

Largimin një orë më parë të Edi Ramës dhe Ilir Metës, të Saimir Tahirit! Largimin e kësaj qeverie! Ndërtimin e një qeverie teknike! Kjo është beteja e gjithë shqiptarëve, demokratë e socialistë kundër një grupi oligarkësh, banditësh e kriminelësh!

Ne i kemi dalë zot e do t’i prijmë kësaj beteje deri në fitore!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta e Rama ftojnë të festojnë në Vorë ministra e deputetë, ja çfarë shkruhet në ftesë
Pasi i goditi me vezë, Basha u jep dorën policëve të protestës »
Article Logic
Execution time: 0.02165699005127
array(1) { ["section"]=> string(124) "basha-ia-qarteson-rames-kjo-eshte-opozita-falenderon-policet-dhe-i-thote-tahirit-kryetrafikant-ne-fund-i-ngjirret-zeri-27987" }