Basha ironi me Ramën: Ka marrë një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin

Publikuar tek: politike, më 14:20 08-04-2016 Basha ironi me Ramën: Ka marrë një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se nëse Donald Trump do të zgjidhej President i SHBA-ve, do të përbënte jo vetëm kërcënim për Amerikën por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke ironizuar deklaratën e kryeministrit.

“Lideri global ka marrë së fundmi një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin e tyre. Nuk është nga ato pleqërimet me Koçon te lapidari i Vunoit, është një punë që kërkon ta bëjë tani, sa më shpejt. Pasi e ndriti në Shqipëri, duke vendosur krizën dhe varfërinë më të thellë, duke instaluar oligarkinë kriminalo-korruptive, duke konkuruar edhe Trumpin për pasuri personale, pasi shkel çdo ditë ligj dhe kushtetutë, kokoshi ka gati recetën për presidencialet amerikane.

Arroganca dhe deliri si rregull e kanë një kufi, por lideri botëror po tregon se për të, këto çrregullime janë të pamata. Amerikanët shpesh e gjejnë një Borat për të kaluar ca orë në ekrane apo kinema. Kësaj radhe regjisorët s'kanë nevojë të lodhen shumë. Personazhi është vetofruar”, shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02570104598999
array(1) { ["section"]=> string(126) "basha-ironi-me-ramen-ka-marre-nje-angazhim-mbi-te-zakonshmen-ka-vendosur-te-mesoje-amerikanet-si-te-zgjedhin-presidentin-37161" }