Basha jep alarmin: Rama kryegjyqtar, po kthen në ligj modelin Tahiri!

Publikuar tek: barometri, më 08:16 19-01-2018 Basha jep alarmin: Rama kryegjyqtar, po kthen në ligj modelin Tahiri!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sot nga shkallët e selisë blu pas propozimit të fundit të PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit duke i kërkuar Prokurorisë të sjellë prova për arrestimin e deputetëve.

"Ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj, duhet të kënaqen me cironka, ligji propozon që gjykata të jetë kuvendi, prokuroria t’i paraqisë provat në Kuvend e kryegjyqtari të jetë Edi Rama.

Me këtë akt, Edi Rama po kthen në ligj modelin me të cilin mbrojti Saimir Tahirin. Rama shndërroi Kuvendin në gjykatë dhe s’e lejoi Tahirin të përgjigjej në gjykatë, me këtë model po zhbën shtyllën kryesore të reformës në drejtësi që gjyqtarët e prokurorët të vënë para drejtësisë politikanët e korruptuar, po merr masat që asnjë ministër i korruptuar, asnjë deputet i zhytur në krim, mos dalë para drejtësisë por të mbrohet”, tha Basha nga selia blu ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës më 27 janar.

“PD do e kundërshtojë fuqishëm këtë akt që ka si synim zbërejn e reformës në drjetësi dhe asnjë peshk i madh mos dalë para gjykatës. Nga 18 dhjetori Edi Rama e mazhoranca është në panik të thellë, po bëjnë gjithçka për t’u mbrojtur nga reforma në drjetësi.

Vota kundër ka në dorë opozita, pjesën tjetër e ka populli që i ftoj të bashkohet më datë 18 janar “, tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.65254497528076
array(1) { ["section"]=> string(73) "basha-jep-alarmin-rama-kryegjyqtar-po-kthen-ne-ligj-modelin-tahiri-107089" }