Basha: Kandidatët e majtë Zotka, Roshi dhe Bushi kanë rekorde kriminale

Publikuar tek: politike, më 09:14 30-04-2015 Basha: Kandidatët e majtë Zotka, Roshi dhe Bushi kanë rekorde kriminale Lulzim Basha

Lulzim Basha ka sulmuar sot nëpërmjet deklaratës së tij tre kandidatë të majtë për zgjedhjet vendore në bashkitë e Poliçanit, Kavajës dhe Krujës. Sipas Bashës, dyshja Rama-Meta po e sfidon hapur procesin e dekriminalizimit me akte dhe gjeste, duke kandiduar Adriatik Zotkën, Elvis Roshin dhe Artur Bushin, të cilët sipas tij kanë rekorde kriminale.

“Ata bëjnë aleanca me individë me rekorde kriminale. Ne jemi një forcë që dekriminalizimin e ka ngritur dhe shtruar për zgjidhje nga ana tjetër dyshja Rama-Meta që e kanë ngritur krimin në pushtet, vazhdon të jetë në përpjekje të vazhdueshme për pengimin e dekriminalizimit. Duke nxjerrë pretekste dhe bishta. Dyshja Rama-Meta po e sfidon hapur këtë proces me akte dhe gjeste. Njerëzit e thjeshtë  në Shqipëri s’po gjejnë më derman, as duke  kërkuar ushqime  me listë, por kandidati socialist për Bashkinë e Poliçanit, Adriatik Zotka, është kallëzuar penalisht për fshehje të 1.5 milionë eurove. Qytetarët burgosen dhe shtyhen drejt vetëflijimit për 30 mijë lekë të vjetra, por trafikantët e drogës dhe prostucionit janë sot kandidatë për kryebashkiakë, si Artur Bushi në Krujë, Ervin alias Elvis Roshi në Kavajë e gjetkë. ”, deklaroi sot Basha, duke falenderuar për mbështetjen e dekriminalizimit edhe Ambasadën Amerikane.

Sipas tij nuk ka më kohë për ‘’akrobacira’’ dhe se pas preteksteve të së majtës për dekriminalizimin, ka ardhur koha që qytetarët ta zgjidhin me votë këtë problem.

“Fjalët në erë nuk vlejnë më, nuk ka më kohë për akrobacira. Në këto kushte duke mos u tërhequr asnjë milimetër, përsëris thirrjen dhe bindjen tonë për ta zgjidhur me votë këtë problem. Asnjë votë trafikantëve, tutorëve të prostitutave, vrasësve nga bota e errët e krimit të organizuar’’, theksoi Basha.

Kreu i opozitës kujtoi edhe njëherë gjendjen e vështirë, sipas tij, ku ndodhen shqiptarët.

“Do ta delegjitimojnë me votë. 21 Qershori është dita e ndëshkimit të madh. Është dita e bashkimit të madh të shqiptarëve dhe aspiratës së tyre për punë në ofertën e opozitës. Edhe socialistët që nuk janë pjesë e tenderave dhe llokmave, janë në një mendje me ne për ekonominë, eksodin, borxhin etj. E vërteta nuk mund të mos jetë përbashkuese.’’, u shpreh Basha.

Basha foli edhe për projektligjin e energjisë dhe nenin për sekuestrot e shtëpive, duke thënë se nëse qeveria është tërhequr sot në prag fushate, nesër do t’i dyfishojë veprimet arbitrare.

“Deri këtu ka shkuar marrëzia e qeverisë, urdhrat e bandës së OSHEE-së të dalin mbi Kushtetutën. OSHEE është subjekt privat pa kompetencë për të vepruar mbi pronat e shqiptarëve. Ky parashikim është arbitrar dhe cënon drejtpërdrejtë pronën e shqiptarëve. Ëshëtë antikushtetuese, antiligjore dhe antinjerëzore. Nëse kjo tërheqje konfirmohet kemi arsye të festojmë një arritje. Nëse bën një hap prapa në prag fushate, qeveria do të dyfishojë veprimet arbitrare nesër”, argumentoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jep dorëheqjen kreu i FRD Shkodër: Jam i pakënaqur
Për Tom Doshin s'ka akuzë për kanosje, qëndron akuza e kallëzimit të rremë »
Article Logic
Execution time: 0.024887084960938
array(1) { ["section"]=> string(75) "basha-kandidatet-e-majte-zotka-roshi-dhe-bushi-kane-rekorde-kriminale-10031" }