Basha-kandidatëve: Firmosni kontratën që të kandidoni, asnjë rekord kriminal

Publikuar tek: politike, më 11:53 10-04-2015 Basha-kandidatëve: Firmosni kontratën që të kandidoni, asnjë rekord kriminal Lulzim Basha

Lulzim Basha e ka thënë qartë dhe shkurt, duke ua bërë të ditur jo vetëm kandidatëve potencialë të PD-së për bashkitë e vendit, por edhe qytetarëve: asnjë kandidat nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me qytetarët.

Reagimi i tij vjen pas konfirmimit të kandidatëve kryesorë në bashkitë e vendit nga PS-ja dhe pas komenteve që ai bëri për Artur Bushin kandidatin e PS-së për Krujën duke e quajtur ‘’mister kokaina’’

“Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët. 1-Të mos ketë rekorde kriminale; 2- Nuk do të rrisë asnjë asnjë takse për katër vitet e ardhshme por t’i ulë në maksimumin që i jep ligji; 3 - Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre.”, shkruan Bashan ë ‘’Facebook’’.

PD nuk ka zyrtarizuar asnjë emër deri më tani për zgjedhjet vendorë të 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha për Artur Bushin: Sapo kandiduan në Krujë ‘’mister kokainën’’
Tabaku: Mazhoranca refuzoi PD për uljen e çmimit të energjisë dhe karburantit »
Article Logic
Execution time: 0.016614198684692
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-kandidateve-firmosni-kontraten-qe-te-kandidoni-asnje-rekord-kriminal-8347" }