Basha: Kavaja do të nis ndëshkimin kundër krimit dhe varfërisë

Publikuar tek: politike, më 20:38 26-03-2015 Basha: Kavaja do të nis ndëshkimin kundër krimit dhe varfërisë

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha ka mbërritur sot në qytetin e Kavajës duke zhvilluar aty protestën e radhës.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Kavajës, Basha ka rikujtuar kryengritjen antikomuniste të qytetarëve të këtij qyteti 25 vite më parë. Ai i ka bërë thirrje banorëve që të mblidhen sëbashku për të luftuar të keqen shqiptare.

“E keqja e madhe që ka mbërthyer Shqipërinë e ka emrin mashtrim, varfëri, papunësi, pasiguri, rritje çmimesh dhe rënie të ardhurash. E keqja e ka emrin arrogancë, braktisje, papërgjegjshmëri ekstreme deri në pashpirtësi, krim dhe korrupsion i nivelit të lartë, mungesë shprese dhe perspektive. Ky është produkti evident i qeverisë së dështuar Rama-Meta,”- shprehet në deklaratën e tij Basha.

Më pas, kryetari i PD-së ka vazhduar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta duke i akuzuar për shkelje të premtimeve të dhëna përpara se të merrnin mandatin.

“Shqiptarët të mëdhenj e të vegjël, të djathtë e të majtë kanë parë sesi Rama dhe Meta e grisën kontratën me zgjedhësit, ju vunë shkelmin premtimeve elektorale, dhe rritën çmimin e energjisë elektrike dhe karburantit që kishin premtuar ta ulnin. Rritën taksat që kishin premtuar t’i ulnin, shtrenjtuan shendetësinë që e kishin premtuar falas, nuk hapën asnjë vend të ri pune por e zhytën ekonominë në krizë dhe flakën e po flakin mijëra vetë në mes të katër rrugëve”, shprehet Basha.

Në vazhdim ai akuzon qeverinë Rama-Meta si produkt të kriminalitetit. “Grisën kontratën me zgjedhësit dhe lidhën kontratën me krimin e organizuar. I hapën krahun me temena vërshimit të vrullshëm të individëve me rekorde kriminale në zyrat dhe punët e shtetit. E gjithë kjo për të dhunuar zgjedhjet, për të vjedhur e  blerë vota me paratë  e pista të krimit të organizuar, për të shpërblyer kriminelët, për  t’i  ndërsyer  kundër opozitës dhe mediave të lira, për të ndarë me ta paratë e  pista të korrupsionit dhe krimeve të reja, duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europës”, është shprehur kreu i PD-së.

Në fund të fjalës së tij ai i kërkon qytetarëve të Kavajës që t’i thonë jo qeverisë Rama-Meta. “Qytetarët do të ndëshkojnë me votë mashtrimin, braktisjen, arrogancën, mjerimin, papunësinë, mungesën e shpresës ku i ka kredhur Edi Rama dhe Ilir Meta. Vota e 21 qershorit është përgjigja e vërtetë e popullit të tradhëtuar që do të kthejë mbrapsht mashtruesit dhe skotën e tyre të krimit.”- Kështu e ka mbyllur fjalën e tij kryetari i PD-së. Ai shprehet se ka zgjedhur Kavajën për këtë nismë si qyteti ku nisi rebelimi I qytetarëve 25 vite më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Doshi-Frroku”/ Berisha: Arrestimi i rrufeshëm, për të shpëtuar Ilir Metën
Debat i ashpër në “Opinion”/ Duma: Aleanca e qelbësirave lëshoi një qelbësirë. Balla: Kërko falje moj copë… »
Article Logic
Execution time: 0.031603097915649
array(1) { ["section"]=> string(66) "basha-kavaja-do-te-nis-ndeshkimin-kunder-krimit-dhe-varferise-7052" }