Basha kërkon përjashtimin e ‘’gojëfëlliqurit Rama’’: Provokoi goditjet me vezë, të largohet për 10 ditë

Publikuar tek: politike, më 13:35 26-02-2016 Basha kërkon përjashtimin e ‘’gojëfëlliqurit Rama’’: Provokoi goditjet me vezë, të largohet për 10 ditë

Lulzim Basha ka dalë në një vendim ditën e sotme pas takimit me Grupin Parlamentar të partisë së tij. Basha kërkon përjashtimin e ‘’gojëfëlliqurit Rama’’, siç e quan kryeministrin për shkak se ka ofenduar dje deputeten Albina Deda.

Në kundërpeshë të kërkesës së socialistëve për përjashtimin e deputetëve Gent Strazimiri, Albina Deda dhe Bedri Hoxha, Basha kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi për 10 ditë.

“Gojëfëlliquri Edi Rama, të largohet nga seanca për 10 ditë. Kryeministri është kreu i banditëve. Kryeministri provokoi goditjet me vezë. Nuk ka asnjë përmirësim të situatës.”, tha prerë Basha.

 

DIALOGJET TE DEGJENERUARA NE SHARJE E OFENDIME NE KUVEND:

Edi Rama- ­Albinda Dedës: O monstre, si e ke hallin?! Ku e fute që e ke lagur?

(Deputetja Halimi tenton çajë rrethimin e gardës. Reagon edhe deputeti socialist Erion Braçe)

Braçe: Kujdes se kap ndonjë gjë të fortë aty. Mos i fut duart!

Halimi: Qepe gojën!

(Deputeti i PD­-së, Bedri Hoxha, nxjerr nga një vezë dhe godet Kryeministrin Rama por veza përplaset te ministrja e Shtetit Ermonela Felaj. Deputeti Bedri Hoxha nxjerr sërish një vezë dhe qëllon drejt kryeministrit)

Rama: Ku je këtu, budalla…?! Je në terezi?!

Hoxha: Ik o b*thq*r...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Shqipëria nuk do bëhet rruga e re për emigrantët
Rama reagon pas kërkesës së PD për përjashtim: Vezokratët ndjehen të fyer?! Ndjesë po... »
Article Logic
Execution time: 0.022135019302368
array(1) { ["section"]=> string(103) "basha-kerkon-perjashtimin-e-gojefelliqurit-rama-provokoi-goditjet-me-veze-te-largohet-per-10-dite-33605" }