Basha: Koalicion me LSI-në? Shpifje

Publikuar tek: politike, më 13:22 28-02-2015 Basha: Koalicion me LSI-në? Shpifje Lulzim Basha

Lulzim Basha ka thënë sot se nuk mund të ketë kurrsesi një koalicion PD-LSI për zgjedhjet vendore. Pas qarkullimit të informacioneve në media dhe publik se mund të kishte një tentativë për koalicion, Basha e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. ‘’Koalicion me LSI-në? Shpifje’’, tha sot Basha.

Kreu I PD-së e ka bërë deklaratën nga Shënkolli i Lezhës, ku ka shkuar për të vizituar banorët. Po kështu Basha ka shkuar edhe në Zadrimë.

‘’Qeveria shpenzon kohë për të shtrembëruar realitetin.  Mjerimin e ka thelluar rritja e çmimit të energjisë dhe kostos së jetesës’’, ka theksuar Basha, duke sjellë në vëmendje edhe njëherë situatën problematike që sipas tij po kalon vendi.

Deri më tani Partia Demokratike ka përcaktuar koordinatorët për zgjedhjet nëpër rrethe, por ende nuk ka kandidatura zyrtare për kryetarë bashkish. Është diskutuar vetëm kandidatura e Agron Dukës për Durrësin, në koalicion me Partinë Republikane. Nga ana tjetër Basha nuk ka konfirmuar ende nëse do të kandidojë vetë opo jo për Bashkinë e Tiranës. Kurse e majta duket se është më para me negociatat me aleatët. Bëhet e ditur se LSI-ja do të ketë 25-30 për qind të kandidaturave në bashki, por ende nuk janë zyrtarizuar emrat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Bllokuar nga Edi Rama”, në vend të bulevardit një banderolë
Rama: Ballkani i rrezikuar nga islami radikal, BE të na marrë në mbrojtje »
Article Logic
Execution time: 0.02629017829895
array(1) { ["section"]=> string(38) "basha-koalicion-me-lsi-ne-shpifje-4642" }