Basha: Koncensioni për Parkingjet Private? Do ta mendojmë pas 5 vjetësh

Publikuar tek: politike, më 10:40 16-02-2015 Basha: Koncensioni për Parkingjet Private? Do ta mendojmë pas 5 vjetësh Lulzim Basha

Tërhiqet Bashkia e Tiranës nga vendimi për të kthyer hapsirat publike të parkingjeve në parkingje private. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka pohuar sot se do ta rishikojnë këtë vendim pas 5 vitesh.

‘’Në kushtet kur mozaiku i veprimeve tona për të zgjidhur problemet e trafikut, në kushtet e krizës ekonomike që e ka zhytur vendin kjo qeveri, gjykojmë se për të dalë nga kjo krizë  nuk duhet rënduar konsumatori dhe qytetari. Duhet reflektim i heqjes së taksës së qarkullimit, ulja e çmimit të karburantit, ulja për çmimin e energjisë. Gjykimi im  është se nuk është zgjidhja për të rënduar qytetarët dhe përdoruesit, me 3-fishim të hapsirave publike. Unë do t’i kërkoj Këshillit Bashkiak konsiderimin e shtyrjes me 5 vjet të propozimit për 3-fishimin e hapsirave publike.”, tha sot kryetari i Bashkisë Basha.

Sipas tij, edhe pse është propozuar nga Bashkia që tatimi i vendparkimeve  të tatohet me 15%, jo 5% dhe se qeveria ka bllokuar punën për 3500 vende të reja parkimi nëntokësore, sërish Bashkia e Tiranës do mendojë për mos të rënduar  buxhetin e qytetarëve.

Ditët e fundit, është ndezur në Tiranë debati për koncensionin e parkingjeve private që u përfol se do ta vendoste këto ditë Këshilli Bashkiak. Ky projekt mund të fitohej nga kompania ‘’ABT’’ ose ‘’Speed Taxi’’. Në Tiranë përcaktohen rreth 37 mijë vende parkimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncim apo spiunim? Shkarkimi i mësueses shkakton revoltë
Basha në Fier, PD shpëndan ndihma për të përmbyturit »
Article Logic
Execution time: 0.024657011032104
array(1) { ["section"]=> string(74) "basha-koncensioni-per-parkingjet-private-do-ta-mendojme-pas-5-vjetesh-3480" }