Basha krahason furrat e Aushvicit me bunkerin e Tiranës: Imagjinoni çdo t’i kishin bërë Ramës izraelitët

Publikuar tek: politike, më 20:48 22-12-2015 Basha krahason furrat e Aushvicit me bunkerin e Tiranës: Imagjinoni çdo t’i kishin bërë Ramës izraelitët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas statusit të kryeministrit Edi Rama lidhur me bunkerin e komunizmit, instalacionin e ndërtuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

“....në vendin tonë ku verbëria e injorancës ushqen debate e nxit përplasje idiotike kundër muzealizimit të së shkuarës”, shkruan Rama në statusin e tij pas vizitës në muzeun e Holokaustit.

Në reagimin e tij, përtej etiketimeve si “i sëmuri i Tiranës”, Basha thotë se kryeministri Rama “krahason të pakrahasueshmen”.

Ndërsa krahason furrat e Aushvicit me Bunkerin e komunizmit shprehet se është “venerimi që ka për etërit e tij persekutorë” që e shtyn të guxojë të rindërtojë bunkerin.

“As toka e shenjtë e Jeruzalemit nuk i bën dot derman "të sëmurit të Tiranës" siç e thërrasin mes tyre diplomatët dhe miqtë e huaj. Krahason të pakrahasueshmen.

Imagjino se çdo t’i bënin izraelitët, apo çdo komb i qytetëruar një kryeministri që pa pyetur as për ligj, as për plan urban e as për qytetarët e vet, do të guxonte të rindërtonte furrat e Aushvicit në zemër të kryeqytetit. Të jetë kaq idiot e të mos e kuptojë??? Nuk ma merr mendja. Është venerimi që ka për etërit e tij xhelatë e persekutorë., shprehet Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Donald Lu tregon se kush i trembet Reformës në Drejtësi
Ministrja Kodheli flet për bunkerin dhe dekoratat: Jo çdokush kërkon falje »
Article Logic
Execution time: 0.031757116317749
array(1) { ["section"]=> string(109) "basha-krahason-furrat-e-aushvicit-me-bunkerin-e-tiranes-imagjinoni-cdo-t-i-kishin-bere-rames-izraelitet-28362" }