Basha kundër projektligjit të pronave: Është dhunim i hapur dhe i papranueshëm

Publikuar tek: politike, më 19:50 20-11-2015 Basha kundër projektligjit të pronave: Është dhunim i hapur dhe i papranueshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur kundër projektligjit të qeverisë për kompensimin e pronatëve, duke theksuar se ai parashikon të kundërtën.

Sipas Bashës, ky projekt ligj është i papranueshëm dhe në kundërsthim me deytimet e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Ai ka premtuar se PD do e kundërshtojë deri në fund këtë projektligj.

“Projektligji Rama për moskompensimin e pronarëve është një dhunim i hapur dhe i papranueshëm i të drejtave legjitime të pronarëve. Ai bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës si dhe është në kundërshtim të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Partia Demokratike do ta kundërshtojë deri në fund këtë projektligj. Ne jemi në krah të pronarëve. Së bashku me ta do të reflektojmë për zgjidhjet e drejta për problemet e pazgjidhura me pronat dhe pronarët”, shkruan kreu i opozitës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Dekriminalizimi”, Vasili: Konsensusi sfidë e mundur, ta përsërisim me reformën në drejtësi
Zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Nishani: U diskutua për Parisin dhe Malin, qytetarët të ndihen të sigurtë »
Article Logic
Execution time: 0.024614810943604
array(1) { ["section"]=> string(83) "basha-kunder-projektligjit-te-pronave-eshte-dhunim-i-hapur-dhe-i-papranueshem-25918" }