Basha: Kur je me Grida Dumën të vijnë 6 fotografë, 10 kamera...

Publikuar tek: politike, më 18:31 20-05-2015 Basha: Kur je me Grida Dumën të vijnë  6 fotografë, 10 kamera...

Kreu i PD Lulzim Basha bëri hapjen e prezantimit të kandidates së djathtë për Bashkinë e Durrësit duke thënë se Grida Duma thith gjithë vëmendjen e mundshme. Basha nuk ngurroi të thotë se kur është me të, afrohen edhe shumë fotografë e kamera.

“Kur je me Grida Dumën, të vijnë 6 fotografë, 10 kamera, njerëz që duan ta takojnë e të flasin me të”, u shpreh Basha i cili u kërkoi qytetarëve durrsakë të votojnë për kanididaten e tyre. Nga ana e saj kandidatja tha se “nuk do ketë më ishalla , por do ta bëjmë”. Duma u ndal te uji i pijshëm duke u rrëfyer banorëve se kur ishte e vogël priste ujin të vinte.

“Nuk dilja dot xhiro te Vollga se prisja zorrën”, citoi Duma e ndërkaq shtoi se ky nuk mund të jetë realiteti i qytetit të Durrësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda kërkon interpelancë me ministrin Bushati për Maqedoninë
Debati Veliaj-Kosova, ndërhyn Majko: Kujdes doktor, në studio Veliaj është në maternitetin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.1779088973999
array(1) { ["section"]=> string(64) "basha-kur-je-me-grida-dumen-te-vijne-6-fotografe-10-kamera-11608" }