Basha: Kush beson se korrupsioni luftohet nga ministri i Brendshëm?! Dilema të stisura për Byronë, Rama projekt për ta kapur

Publikuar tek: politike, më 13:53 05-02-2016 Basha: Kush beson se korrupsioni luftohet nga ministri i Brendshëm?! Dilema të stisura për Byronë, Rama projekt për ta kapur

’Kështu që këto janë dilema të stistura. Çdo gjë tjetër është farsë. Absurde të presim më tej kur jemi dakordësuar për Byronë. Nuk kërkon ndryshime kushtetuese’’, kështu i është përgjigjur Edi Ramës dhe Ilir Metës, Lulzim Basha. Ai ka deklaruar që Rama ka tentuar ta kapë byronë, por Gjykata Kushtetuese ia hodhi poshtë. Basha i jep edhe një përgjigje propozimit të Metës duke e quajtur ‘’Lojë fjalësh’’, kërkesën e kreut të Kuvendit për PD-në që të çojë propozimin e saj për Byronë në Kuvend.

“Projekti i Byrosë që pretendon Edi Rama nuk ishte ai që mendon Edi Rama, projekt për të kapur hallkën më të rëndësishme kundër korrupsionit. Kush beson se korrupsioni luftohet nga ministri i Brendshëm, e aq më shumë nga ky ministër i Brendshëm që vetë ka pranuar që ulet në tavolinë dhe flet me vrasës me pagesë?!

Kush është faktori i parë i korrupsionit? Është qeveria.

Projekti i Ramës ra me Gjykatë Kushtetuese. Nuk është më i njëjti projekt. Byroja siç SHBA na mbështet është një task-forcë permanente, e përhershme e prokurorisë dhe policisë gjyqësore, me një shumë 8 milionë dollarë nëse nuk gabohem.

Drafti është dakordësuar dhe Komisioni i Venecias ka qartësuar çdo dilemë se nuk mund të jetë strukturë e policisë së shtetit, merr rrogën nga policia por është në funksion të hetimit. Dhe me Kushtetutë drejtohet nga prokuroria.

 ‘’Kështu që këto janë dilema të stistura. Çdo gjë tjetër është farsë. Absurde të presim më tej kur jemi dakordësuar për Byronë. Nuk kërkon ndryshime kushtetuese’’. I jep dhe një përgjigje propozimit të Metës: Lojë fjalësh. Kjo është lojë fjalësh, ju të gjithë e dini që ne nuk kemi shumicë votash ta kalojmë. As Rama dhe qeveria jonë nesër nuk duhet të ketë gisht në byro’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Metës dhe Ramës, edhe Basha ftohet në një emision shumë të ndjekur
Rama, Balla dhe Bylykbashi takohen me ekspertët amerikanë për dekriminalizimin. Ambasada: U mësuam si të hetojnë zyrtarët »
Article Logic
Execution time: 0.1703028678894
array(1) { ["section"]=> string(126) "basha-kush-beson-se-korrupsioni-luftohet-nga-ministri-i-brendshem-dilema-te-stisura-per-byrone-rama-projekt-per-ta-kapur-31820" }